• e shtunë, 05 tetor 2024

Armata izraelite vlerëlson se ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut

Armata izraelite vlerëlson se ka vrarë rreth 250 luftëtarë të Hezbollahut

Tel-Aviv, 4 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite vlerëson se nga fillimi i operacionit tokësor në Liban ka vrarë 250 luftëtarë të hezbollahut, duke përfshirë edhe disa komandantë të batalionëve.

Nënkoloneli, Nadav Shoshani deklaroi sot se ushtria ende e vlerëson dëmin e shkaktuar nga sulmet e mbrëmlshme ajrore në pjeësn jugore të Bejrutit, të cilët, sipas tij, kanë qenë të drejztuara drejt shtabit të inteligjencës së Hezbollahut, transemtojnë mediat britanike.

Operacionin ushtarak tokësor në Libanin jugor, ushtria e përshkroi si "të kufizuar, të lokalizuar dhe të drejtuar", qëllimi i së cilës është shkatërrimi i infrastruturës së Hezbollahut në rajonin kufitar, sidomos në fshatrat në afërsi të Izraelit.

Nëse kjo arrihet, banorët në pjesën veriore të vendit, të cilët janë evakuuar pas fillimit të konflikteve tejkufitare mes armatës izraelite dhe Hezbollahut, para pothuajse një viti, do të mund të kthehen në shtëpi.

Divizionet 98 dhe 36 izraelite momentalisht veprojnë në disa fshatra libaneze në afërsi të kufirit me Izraelin, ku, siç pohoi ushtria, ushtarët kanë gjetur sasi të mëdha të armëve dhe infrastruktura të Hezbollahut të lëna pas vetes.

Më shumë se gjysmë milioni civilë libanezë janë larguar nga Libani jugor pasi ushtria izraelite i paralajmëroi ata që të evakuoheshin, vlerëson ushtria.

Ushtarët janë goditur kryesisht nga sulmet kundër tankeve dhe mortajave gjatë operacioneve, por ka pasur edhe beteja të drejtpërdrejta.

Operacionet tokësore po zhvillohen njëkohësisht me sulmet ajrore ndaj komandantëve të lartë të Hezbollahut në kryeqytetin libanez Bejrut, si dhe objektivave në të gjithë vendin dhe dërgesave të armëve nga Irani. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR