• e enjte, 04 dhjetor 2025

Armata izraelite: Fushata ushtarake kundër Iranit nuk ka përfunduar, paraprijnë operacione, por IDF tani për tani do të fokusohen në luftimet në Rripin e Gazës

Armata izraelite: Fushata ushtarake kundër Iranit nuk ka përfunduar, paraprijnë operacione, por IDF tani për tani do të fokusohen në luftimet në Rripin e Gazës

Jerusalem, 24 qershor 2025 (MIA) - Fushata ushtarake izraelite kundër Iranit nuk ka përfunduar dhe paraprijnë akoma operacione, por tani për tani Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) do të fokusohen në luftimet në Rripin e Gazës, deklaroi shefi i Shtatmadhorisë së Izraelit, gjeneral-nënkoloneli, Ejal Zamir.

"Përfunduam një fazë të rëndësishme, por fushata kundër Iranit nuk ka përfunduar. Po hyjmë në një fazë rë re të sendërtimit të asaj që është arritur deri më tani", thekson Zamir në kumtesën e publikuar nga shërbimi për shtyp i armatës.

Ai e lavdëroi tërë armatën izraelite dhe të gjithë të përfshirët në operacionet kundër Iranit.

"E kthyem programin bërthamor të Iranit me vite prapa, e njejta vlen edhe për programin e tij raketor. Tani fokusi i vëmendjes sonë i kthehet Gazës - kthimit të pengjeve në shtëpi dhe shkatërrimit të regjimit të Hamasit", tha shefi i Shtatmadhorisë izraelite. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR