• e hënë, 23 dhjetor 2024

Armata i prezantoi pajisjet dhe shkathtësitë në Tetovë

Armata i prezantoi pajisjet dhe shkathtësitë në Tetovë

Tetovë, 17 mars 2024 (MIA) - Në sheshin e qytetit në Tetovë u mbajt Ditë e hapur e Armatës me rastin e katërvjetorit nga anëtarësimi në NATO dhe 75 vjetorit nga themelmi i Aleancës. Me këtë rast, mundej të shihet lloj i ndryshëm i pajisjes ushtarale, shfaqje të shkathtësive dhe pajisjeve të forcave speciale, si dhe paraqitje të orekstrit ushtarak.

"Përmes llojit të tillë të aktiviteteve, dëshirojë që Armatën ta afrojmë deri te qytetarët, tek të cilët gëzon besim të madh. Kjo më gëzon. Dëshirojmë t'ju tregojmë qytetarëve se çka është ajo në çka investojmë dhe si e garantojmë sigurinë dhe stabilitetin e tyre", deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, e cila mori pjesë në ngjarjen së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë, gjeneral-nënkolonelin, Aleksandar Gjurçinovski.

Petrovska potencoi se anëtarësimi në NATO është qëllim jashtëzakonisht i rëndësishëm strategjik, të cilin e kemi arritur dhe në të cilin, siç tha, jemi krenarë.

"Përmes këtyre ditëve të hapura të Armatës, qytetarët të cilët kanë besimin më të madh pikërisht në Armatë, munden prej afër të njoftohen me pajisjet dhe pjesëtarët e saj", tha ministrja Petrovska. bsh/

Foto. Ministria e Mbrojtjes 

QËNDRONI TË LIDHUR