• e premte, 12 korrik 2024

Argjentina e fitoi Kanadanë dhe u kualifikua në finale të Kopa Amerika

Argjentina e fitoi Kanadanë dhe u kualifikua në finale të Kopa Amerika

Ist Raderford, 10 korrik 2024 (MIA) - Kombëtarja e Argjentinës mbrëmë e ka fituar Kanadanë me rezultatin 2:0 në gjysmëfinale të Kopa Amerika.

Ndeshja është luajtur në stadiumin "Medoulends" në Ist Raderford (SHBA).

Në minutën e 22-të, Julian Alvarez e hapi rezultatin. Goli i tij ishte i vetmi në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, Lionel Mesi e dyfishoi epërsinë e argjentinasve dhe e vendosi rezultatin përfundimtar.

Finalisti i dytë do të caktohet pas ndeshjes mes reprezentacioneve të Uruguait dhe Kolumbisë (fillimi në ora 2 pas mesnate).

Finalja do të luhet më 15 korrik në Majami. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR