Aragçi: Irani mbetet i përkushtuar ndaj Marrëveshjes për mospërhajen e armës bërthamore
- Irani sot e konfirmoi përkushtimin ndaj Marrëveshjes për mospërhajen e armës bërthamore (Treaty on the Non-Proliferation of Nuclear Weapons) pavarësisht vendimit për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB).
Teheran, 3 korrik 2025 (MIA) - Irani sot e konfirmoi përkushtimin ndaj Marrëveshjes për mospërhajen e armës bërthamore (Treaty on the Non-Proliferation of Nuclear Weapons) pavarësisht vendimit për të pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB).
"Irani mbetet i përkushtuar ndaj NPT-së dhe marrëveshjes për masa mbrojtëse, njoftoi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi në Iks.
Irani është nënshkrues i Marrëveshjes për mospërhajen e armës bërthamore (NPT) të vitit 1970, e cila garanton përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore nën mbikëqyrjen e ANEB-it.
Irani dje e ndërpreu bashkëpunimin me Agjencinë e OKB-së përgjegjëse për sigurinë bërthamore, pas akuzave në rritje kundër saj pas luftës së fundit me Izraelin.
Autoritetet iraniane e dënuan "heshtjen" e ANEB-it lidhur me bombardimet izraelite dhe amerikane të objekteve bërthamore në Iran. ls/
Foto: EPA