Arabia Saudite ka dërguar në Egjipt aeroplanin e tij të 37-të me ndihma humanitare për palestinezët në Gazë
- Arabia Saudite ka dërguar në Egjipt aeroplanin e tij të 37-të me ndihma humanitare i cili duhet të arrijë deri te palestinezët në Rripin e Gazës, publikoi agjencia saudite SPA.
- Post By Fami Bajrami
- 15:59, 5 janar, 2024

Riad, 5 janar 2024 (MIA) - Arabia Saudite ka dërguar në Egjipt aeroplanin e tij të 37-të me ndihma humanitare i cili duhet të arrijë deri te palestinezët në Rripin e Gazës, publikoi agjencia saudite SPA.
Aeroplani është në pronësi të Qendrës së mbretit saudit Salman për ndihma humanitare. Dërgesa e cila përbëhet nga ushqimet, pajisje strehimi dhe pajisje mjekësore peshon 23 tonë.
Mbështetja është dhënë me rastin e rolit historik të Arabisë Saudite në mbështetjen e popullit palestinezë në situata krize. rq/
Foto: arkivi i MIA-s