• e hënë, 23 dhjetor 2024

Apeli e refuzoi kërkesën e babait të Vanjës për t'u liruar nga paraburgimi

Apeli e refuzoi kërkesën e babait të Vanjës për t'u liruar nga paraburgimi

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi kërkesën e mbrojtjes së Aleksandar Gjorçevskit, babait të 14-vjeçares së vrarë, Vanja, t'i hiqet masa e paraburgimit.

Sipas Gjykatës, ankesa është e pabazë.

"Gjykata e Apelit Shkup, duke vepruar rreth lëndëss KSZH-17-/24, pas mbajtjes së Mbledhjes publike, më 22.2.2024, solli Vendim me të cilin ankesa e të dyshuarit A.GJ. nga Shkupi, deklaruar përmes avokatit të tij, e refuzoi si të pabazë dhe e konfirmoi Vendimin e Gjykatës themelore penale me të cilin masa e paraburgimit vazhdohet edhe për 30 ditë", kumtoi sot Gjykata e Apelit Shkup.

Në seancën publike lidhur me këtë ankesë, që u mbajt dje në Gjykatën e Apelit Shkup, mbrojtja e Gjorçevskit, përmes avokatot Vlladimir Tufegxhiq, kërkoi heqjen e paraburgimit, sepse sipas tyre, nuk ka pasur asnjë dëshmi nga e cila del dysshimi i bazuar për vepër të kryer penale, as nuk u është mundësuar qasja në lëndë.

Prokurorinë në këtë fazë e përfaqëson prokurorja Fatime Fetai dhe ajo dje kërkoi Gjorçevski të mbetet në paraburgim, për shkak të rrezikut për ikje, pas kryerjes së veprës penale ndihmë gjatë rrëmbimit dhe për shkak të ndikimit ndaj dëshmitarëve.

Për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, në paraburgim ndodhen katër të dyshuarit, ndërsa i dyshuari i parë, Ljupço Palevski ndodhet në paraburgim ektsradues në Turqi, pasi që u arrestsua pas fletë-arrestit në Belikesir më 5 dhjetor.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit Pançe, për të cilët pati paraqitje për zhdukje më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Velesit dhe Shkupit më 3 dhjetor të vitit të kaluar. ab/

Foto: МIА arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR