• e shtunë, 06 korrik 2024

Apasiev, Mecinoviq, Kërmov, Jançev, Mojsoska dhe Dimeski, bartës të listave për deputetë nga E Majta

Apasiev, Mecinoviq, Kërmov, Jançev, Mojsoska dhe Dimeski, bartës të listave për deputetë nga E Majta

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Partia e Majta në rrjetet sociale ka bërë të ditur bartësit e listave për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Në Njësinë zgjedhore numër një, bartës i listës është kryetari i partisë dhe deputet aktual Dimitar Apasiev, në Njësinë zgjedhore dy është zëdhënësi i partisë Amar Mecinoviq, në Njësinë e tretë deputeti aktual Borislav Kërmov, në Njësinë zgjedhore katër Sashko Jançev këshilltar në Gjevgjeli, në Njësinë zgjedhore pesë Jovana Mojsoska sekretare e përgjithshme e partisë, ndërsa në Njësinë e gjashtë si bartës në listën për zgjedhjet parlamentare është Igor Dimeski këshilltar në Komunën Qendër.

Ajo që mund të vërehet në fotografitë e postuara në profilet në Fejsbuk të bartësve të listave për deputetë, slogani i fushatës do të jetë "Voto që të pyetet maqedonasi".

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR