• e hënë, 23 dhjetor 2024

AOJSHQ ju bëri thirrje Kacarskës dhe Besimit të gjejnë zgjidhje për pagesën e ndërprerë të shtesës së pagave për të punësuarit në MF

AOJSHQ ju bëri thirrje Kacarskës dhe Besimit të gjejnë zgjidhje për pagesën e ndërprerë të shtesës së pagave për të punësuarit në MF

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Të punësuarit në Ministrinë e Financave sot e vazhduan protestën kundër masës së Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e pagesës së shtesës së pagës për 30 për qind. 

Kryetari i Sindikatës së AOJSHQ, Tërpe Deanoski ju bëri thirrje kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi të tregojnë vullnet të mirë dhe të tejkalohet problemi.

Deanoski e hodhi poshtë deklaratën e djeshme të kryetares së Gjykatës Kushtetuese si plotësisht të pabazë. 

"Aktualisht kemi mbi katër ligje për sektorin publik ku përdoret ky term 'shtesë e pagave' dhe ku kolegët marrin pagat për vite të tëra kështu që miratimi i një mase të përkohshme që do të ngrijë pagat e punonjësve vetëm për një termin është diçka që kryetarja e Gjykatës Kushtetuese duhet ta arsyetojë në marrjen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. E dyta është se në Rregulloren e Gjykatës Kushtetuese thuhet se pasi të jetë miratuar një masë e përkohshme, duhet menjëherë të merret një vendim përfundimtar. Nga miratimi i masës së përkohshme kanë kaluar më shumë se 20 ditë dhe nuk e dimë se si do të veprojë Gjykata Kushtetuese", tha Deanoski. fc/

Fotografia: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR