• e hënë, 25 nëntor 2024

Anri e publikoi ekipin për lojërat olimpike: Lakazet rikthehet në kombëtaren franceze

Anri e publikoi ekipin për lojërat olimpike: Lakazet rikthehet në kombëtaren franceze

Paris, 3 qershor 2024 (MIA) - Trajneri i kombëtares olimpike franceze në futboll, Tieri Anri publikoi një listë më të gjërë me 25 lojtarë për Lojërat e ardhshme Olimipike në Paris, njoftojnë sot nga skuadra.

Mediat franceze njoftojnë se emri më i famshëm në listën e Henrit është kapiteni i Olimpik Lion, Aleksandre Lakazet.

Kombëtarja e Francës deri në fillimin e Lojërave olimpike, do të luajë ndeshje miqësore me kombëtaret e Paraguait, Japonisë dhe Republikës Domenikane.

Turneu olimpik i futbollit do të mbahet nga 24 korriku deri më 9 gusht, ndërsa Franca do të luajë në Grupin A me Guinenë, Zelandën e Re dhe SHBA-në.

Lista përfshin:

Portierë: Lukas Shevalie (Lil), Obed Nkambadio (Paris), Gijom Rest (Tuluz), Robin Rajzer (Dizhon).

Mbrojtës: Bafode Diakite (Tuluz), Maksim Esteve (Monpelje), Bredli Loko (Brest), Kastelo Lukena (Lajpcig), Kilian Sildilia (Frajburg), Adrien Trufer (Ren), Leni Zhoro (Lil).

Mesfushor: Manje Akliush (Monako), Zhoris Shotart (Monpelje), Dezire Duet (Ren), Manu Kone (Borusija Menhengladbah), Enco Milo (Shtutgart), Kepren Tiram (Nica), Lesli Ugoçukvu (Çelzi), Voren Zair-Emeri (PSZH).

Sulmues: Bredli Barkola (PSZH), Arno Kalimuendo (Ren), Aleksandre Lakazet (Lion), Zhan-Filip Mateta (Kristal Pallas), Majkëll Olise (Kristal Pallas), Matis Tel (Baern). ls/

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR