Anketë: Për danezët SHBA-ja përbën kërcënim më të madh se Koreja e Veriut dhe Irani
- Pothuajse gjysma e danezëve tani konsiderojnë se SHBA-ja paraqet kërcënim për vendin e tyre dhe shumica prej tyre janë kundër që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së, tregon një anketë e re.
- Post By Fami Bajrami
- 11:17, 31 janar, 2025

Kopenhagë, 31 janar 2025 (MIA) – Pothuajse gjysma e danezëve tani konsiderojnë se SHBA-ja paraqet kërcënim për vendin e tyre dhe shumica prej tyre janë kundër që Grenlanda të bëhet pjesë e SHBA-së, tregon një anketë e re.
Një sondazh i JuGov (YouGov) i shpërndarë ekskluzivisht me "Gardian", vjen pas disa javësh tensione midis Danimarkës, Grenlandës dhe SHBA-së për shkak të deklaratave të presidentit amerikan Donald Tramp se planifikon të marrë kontrollin e territorit autonom e cila është pjesë e mbretërisë daneze.
Anketa ku kanë marrë pjesë më shumë se 1.000 njerëz në Danimarkë realizuar midis 15 dhe 22 janarit, tregon se 46 për qind konsiderojnë se SHBA paraqet "një kërcënim shumë të madh" ose një "kërcënim mjaft të madh" për Danimarkën.
Ky është numër më i madh se i atyre që konsiderojnë se Koreja e Veriut ose Irani përbëjnë kërcënim. Më shumë të anketuar e konsiderojnë Moskën si një kërcënim, përkatësisht 86 për qind e të anketuarve.
Nga të anketuarit, 78 për qind kanë thënë se do të kundërshtonin shitjen e Grenlandës, SHBA-së, por 72 për qind kanë thënë se vendimi përfundimtar duhet të jetë në Grenlandë, jo në Danimarkë.
Ishulli Arktik i cili ka 57.000 banorë më parë udhëhiqej si koloni nga Danimarka e cila vazhdon të kontrollojë politikën e jashtme dhe të sigurisë. Interesi i Trampit për Grenlandën vjen në një kohë kur po merr hov lëvizja për pavarësinë e ishullit.
Rezultatet vijnë në javën ku kryeministrja daneze Mete Frederiksen, madje vizitoi Berlinin, Parisin dhe Brukselin për të forcuar mbështetjen pas kërcënimeve të Trampit mbi Grenlandën.
Foto: EPA