• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Ankara: Mbi 150 punëtorë ndërtimi janë hospitalizuar për shkak të dyshimit për helmim me ushqim, arrestohen katër persona

Ankara: Mbi 150 punëtorë ndërtimi janë hospitalizuar për shkak të dyshimit për helmim me ushqim, arrestohen katër persona

Ankara, 28 nëntor 2025 (MIA) - Gjithsej 154 punëtorë nga e njëjta kompani ndërtimi u shtruan gjatë ditës së djeshme në spitale të ndryshme në kryeqytetin turk Ankara, me dyshime për helmim nga ushqimi, njoftoi Anadolia.

Sipas vlerësimeve fillestare nga ekipet e dërguara në vendngjarje, dje në mesditë, punëtorët në kantiere të ndryshme ndërtimi në qytet konsumuan doner pule, të sjellë nga një kompani furnizimi për ketering. Më pas, shumë prej tyre telefonuan në Urgjencë me ankesa për të përziera dhe të vjella.

Gjithsej 154 punëtorë kërkuan ndihmë në institucione të ndryshme shëndetësore në Ankara, disa prej të cilëve u transportuan me ndihmë të shpejtë. Deri më tani, tetë punonjës janë liruar nga spitali, 142 janë në repartet urgjente, ndërsa katër janë në kujdes intensiv.

Policia turke ka nisur tashmë një hetim për rastin, në kuadër të të cilit deri më tani është arrestuar pronari i kompanisë për ketering dhe tre punonjës të saj.

Një sërë incidentesh të ngjashme kanë përfshirë Turqinë në javët e fundit, duke i detyruar autoritetet të shtrëngojnë kontrollet e ushqimit dhe të ndërmarrin inspektime të intensifikuara të restoranteve dhe objekteve. ls/

Foto: Arkiv/ilustrim

 

QËNDRONI TË LIDHUR