• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ankandi i tretë për ndërtesën e Bankës Eurostandard, oferta më e mirë e Panteleon GS

Ankandi i tretë për ndërtesën e Bankës Eurostandard, oferta më e mirë e Panteleon GS

Shkup, 16 mars 2023 (MIA) - Në ankandin e tretë elektronik për shitje të ndërtesës së Bankës Eurostandard oferta e Panteleon GS, siç kumtojnë nga kjo kompani, është zgjedhur më e mira.

Nga Panteleon GS theksojnë se mbetet në ditët në vijim drejtori falimentues dhe bordi i kreditorëve vetëm ta konstatojnë procesin e shitblerjes.

Për vlerësimin revizor e angazhuan shtëpinë e pavarur internacionale revizore RMV Maqedonia dhe ishte bërë në dhjetor të vitit 2022 në prani të përfaqësusit nga drejtori falimentues, ndërsa pas metodologjisë së standardizuar për evaluim të pronës së paluajtshme, në pajtim me metodologjinë e miratuar ligjore, profesionalisht dhe paanshëm duke e respektuar kodin e etikës.

Banka popullore në gusht të vitit 2020 kumtoi se e mbylli "Eurostandard bankën" SHA Shkup, për shkak të mospërmbushjes së kushteve minimale ligjore për punë, ndërsa Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, solli urdhër për hetim kundër katër personave për të cilët ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale shkaktim të falimentimit të bankës dhe vepër të vazhduar penale - larje parash. ab/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR