Anija “Butrinti” e Shqipërisë shpëton 32 emigrantë në Detin Egje
- Anija “Butrinti” e marinës së Shqipërisë e cila është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka shpëtuar 32 emigrantë nga Afganistani të cilët kanë qenë në një gomone dhe ju ka mundësuar që të sigurt të arrijnë në tokë.
- Post By Fami Bajrami
- 13:15, 7 mars, 2025

Tiranë, 7 mars 2025 (MIA) - Anija “Butrinti” e marinës së Shqipërisë e cila është pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, ka shpëtuar 32 emigrantë nga Afganistani të cilët kanë qenë në një gomone dhe ju ka mundësuar që të sigurt të arrijnë në tokë.
"Forcat e armatosura shqiptare vazhdojnë të kontribuojnë në shërbimet e sigurisë përtej kufijve të vendit. Ekuipazhi i anijes “Butrinti” në zonën e patrullimit në orët e mëngjesit ka arritur të shpëtojë emigrantët nga Afganistani, të cilët me një gomone janë nisur nga Çeshme me destinacion ishullin Kios, njofton Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Sipas ministrisë në aksionin e shpëtimit, vetëm në katër ditët e fundit janë shpëtuar gjithsej 70 emigrantë, 16 prej tyre fëmijë, duke demonstruar “përkushtimin dhe gatishmërinë e saj për të garantuar sigurinë dhe për të shpëtuar jetë në ujërat ndërkombëtare”.
Që nga viti 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s, në Detin Egje pjesëtarët e marinës shqiptare kanë shpëtuar më shumë se 3.100 emigrantë ilegal në Detin Egje, mes tyre një numër i madh grashë dhe fëmijë.
Foto: Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë