• e shtunë, 23 nëntor 2024

Angelov me apel për qytetarët dhe kryetarët e komunave: Gjendja me zjarret është alarmante, dje kishte 60 zjarre, gjashtë janë aktive

Angelov me apel për qytetarët dhe kryetarët e komunave: Gjendja me zjarret është alarmante, dje kishte 60 zjarre, gjashtë janë aktive

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Gjendja me zjarret në hapësira të hapura është jashtëzakonisht alarmante. Vetëm gjatë ditës së djeshme kishte 60 zjarre, thotë drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat (QMK) Stojançe Angelov, duke apeluar fermerët që të mos djegin kashtën, ndërsa blegtorët kullotat.

"Edhe krahas shuarjes intensive të gjashtë zjarreve në hapësirë të hapur gjatë gjithë natës ende janë aktive, nga të cilat katër janë më të mëdha dhe më të rrezikshme. Deri në mbrëmje do të bëhen shumë më tepër. Dua të theksoj se edhe zjarri më i vogël për një moment mund të shndërrohet në një zjarr të madh i cili rrezikon jetën e njerëzve dhe pronën", thekson Angelov.

Ai informon se gjatë fundjavës duke filluar nga e premtja, së bashku me të shtunën dhe të dielën ka pasur gjithsej 116 zjarre në hapësirë të hapur.

Gjatë shtatorit, siç shton Angelov, janë regjistruar gjithsej 778 zjarre në hapësirë të hapur nga të cilat 43 janë shuar me aeroplanë.

Angelov thekson se reshje të mëdha nuk ka një kohë të gjatë dhe njëherit nuk priten as në dhjetë ditët në vijim, vegjetacioni është jashtëzakonisht i thatë, temperaturat e ditës ende janë të larta, zjarrfikësit dhe pilotët, thotë ai, janë të lodhur dhe në fund të fuqisë së tyre.

"Apeloj te të gjithë kryetarët e komunave t'i ndjekin procedurat e përcaktuara ligjore dhe të kërkojnë mbështetje ajrore kur të jenë shterur të gjitha mundësitë e tjera. Zjarret nuk shuhen nga ajri me er traktorë dhe helikopterë pa ndihmën e zjarrfikësve të vendit. Është e pamundur të shuhet një zjarr derisa mbi të nuk shkel këmba e zjarrfikësit", thekson Angelov.

QMK, siç shton ai, e vlerëson dosmosdoshmërinë e përdorimit të aeroplanëve dhe nëse përdoren i koordinon.

"Numri i aeroplanëve është i kufizuar, ndërsa numri i zjarreve çdo ditë është i madh", thotë drejtori i QMK-së. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR