• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellovi në një takim të NATO-s për krijimin e politikave kombëtare për rezistencë

Angellovi në një takim të NATO-s për krijimin e  politikave kombëtare për  rezistencë

 Bruksel, 28 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellovi qëndron për një vizitë dyditore në Bruksel, ku   merr pjesë në takimin e NATO-s kushtuar krijimit të politikës kombëtare në pjesën e ndërtimit të rezistencës.

 Takimi është në kuadër të përgatitjeve për Samitin e NATO-s që do të mbahet në korrik të këtij viti në kryeqytetin amerikan Uashington, ku në krye të agjendës do të jetë edhe çështja për rezistencë. 

 Mbrëmë, Angellivi mori pjesë në një darkë pune me kolegët e tij dhe me përfaqësuesit e anëtareve të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, ku është biseduar për rezistencën e fushës  euroatlantike dhe për evolucionin e mbrojtjes civile.

Foto: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR