• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Angellov: Zjarri në Haraçinë nuk paraqet rrezik për askënd

Angellov: Zjarri në Haraçinë nuk paraqet rrezik për askënd

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Tymi i dendur që shihet nga Shkupi, është djegie e kallamishteve në kanalet rreth fshatit Haraçinë, gjë që nuk paraqet rrezik për askënd, deklaroi drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojanço Angellov.

Ai informoi se po digjet sasi e madhe e kallamishteve dhe mbeturinave në kanale, ndërsa shuarja po zhvillohet vështirë për shkak të terrenit jo të qasshëm.

"Nga ana e Brigadës zjarrfikëse janë bërë të gjitha tentimet për shuarjen e zjarrit, por për shkak të terrenit jo të qasshëm, shuarja po zhvillohet vështirë", tha Stojanov. bsh

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR