• e diel, 22 dhjetor 2024

Angellov: Zjarri në Galiçicë është pjesërisht nën kontroll, veprojnë mbi 120 persona

Angellov: Zjarri në Galiçicë është pjesërisht nën kontroll, veprojnë mbi 120 persona

 Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Zjarri në malin Galiçicë, ndërmjet liqenit të Ohrit dhe liqenit të Prespës, është pjesërisht nën kontroll, veprojnë mbi 120 persona, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angellov përmes një video deklarate.

"Zjarri që prej më shumë se 20 ditë digjet pjesërisht në territorin e vendgjuetisë "Jasen" dhe tani njëra nga pjesët e tij po lëviz në drejtim të fshatit Belicë, është vënë nën kontroll të pjesshëm, djegia e tij dukshëm është reduktuar, në vendngjarje veprojnë 70 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me zjarrfikësit lokalë, si dhe të punësuar në "Pyjet Kombëtare", dhe në pjesën në drejtim të  "Jasenit" dhe të punësuar në vendgjueti", sqaroi Angellovi. 

 Deri në orën 13 në luftimin e flakëve kanë vepruar dy helikopterë, njëri i armatës, tjetri i policisë, si edhe  "er traktori" i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjatë ditës së sotme deri në orën 16 janë raportuar gjithsej 25 zjarre në ambient ​​të hapur në të gjithë shtetin. Për momentin, 11 janë aktivë, gjashtë nën kontroll dhe tetë janë shuar, njoftuan nga QMK. 

 Nga 11 zjarre aktive për momentin, dy janë në komunën e Dollnenit dhe Kërçovës. Një është në territorin e komunës së Ohrit dhe Resnjës dhe një është në territorin e Dibrës, Makedonski Brodit, Novacit, Pllasnicës, Rosomanit, Çashkës.

Nga gjashtë nën kontroll,  në tri komuna është djegur pyll i përzier: Mavrovë - Rostushë, Çashkë, në dy vende në Makedonski Brod. Nën kontroll është edhe deponia e djegur në Komunën e Dellçevës. Zjarri i fundit nën kontroll është në territorin e komunës së Demir Hisarit, në Ilinska - Pllakenska Pllanina, afër fshatrave Virovë dhe Slloeshticë. Aty digjej bimësi e ulët. 

Foto dhe video: QMK 

 

QËNDRONI TË LIDHUR