• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angellov: Në Dellçevë nuk ka pasur në rrezik jetë njerëzish, kompensimi nuk është në kompetencë të QMK-së

Angellov: Në Dellçevë nuk ka pasur në rrezik jetë njerëzish, kompensimi nuk është në kompetencë të QMK-së

Shkup, 10 qershor 2023 (MIA) - Qendra për Menaxhimin me Kriza (QMK) e koordinon punën e institucioneve. Jam dëgjuar me kryetarin e Komunës së Dellçevës dhe menjëherë shërbimet tona, qendra operative kujdestare  e QMK-së, kanë hyrë në komunikim me shërbimet e Komunës së Dellçevës. Nga kryetari i komunls u kërkuan pompa për pompimin e ujit, deklaroi sot drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve çfarë ka ndërmarrë institucioni për përmbytjet në Dellçevë.

Përveç kontaktimit të institucioneve, Angellovi deklaroi se ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev dhe nga ai ka kërkuar  të dërgojë disa ekipe nga NJTZ. 

"Ai  menjëherë dërgoi dy ekipe me pesë pompa më të vogla dhe një pompë të madhe. Nga ana e kryetarit dhe së bashku me QMK-në janë kontaktuar të gjitha komunat fqinje, përkatësisht me ata që kanë mundur të dërgojnë ekipet dhe pompat e tyre, për çka ne si QMK dhe kryetari i Komunës së Dellçevës i jemi veçanërisht mirënjohës", informon Angellovi,  duke shtuar se bëhet fjalë për komunat e Koçanit, Berovës dhe Vinicës. 

 Angellov përkujtoi se më 15 maj kanë paralajmëruar se po vijnë shira të rrëmbyeshëm, të cilët mund të shkaktojnë përmbytje lokale.

 I pyetur për kompensimin e dëmit për banorët e Dellçevës, Angellovi tha se vetëqeverisja lokale formon komisione komunale të cilat e konstatojnë dëmin, dalin në terren dhe pastaj dëmin e llogaritur e dërgon deri te komisioni i shkallës së dytë të Qeverisë, në të cilin ka përfaqësues nga të gjitha institucionet. Aty përcaktohet dëmi, pastaj në dëmshpërblim pjesërisht mund të marrë pjesë Qeveria, por disa nga pronat, siç tha, janë të siguruara paraprakisht.

 "Kjo është pyetje që duhet t'i drejtohet Qeverisë, sepse pjesa e kompensimit nuk është në kompetencën tonë. Përgjegjësia jonë është të shpëtojmë jetë njerëzore, të mbrojmë jetën dhe shëndetin e njerëzve", theksoi Angellovi. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR