• e hënë, 23 dhjetor 2024

Angelina Dimovska-Mitasheva drejtoreshë e re e Filharmonisë

Angelina Dimovska-Mitasheva drejtoreshë e re e Filharmonisë

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Angelina Dimovska-Mitasheva është ushtruesja e re e detyrës, drejtoreshë e Filarmonisë, konfirmuan për MIA-në nga Filharmonia.

Ushtruesi aktual si drejtor ishte Daniel Llazarovski, i cili ishte në detyrë nga shtatori i vitit të kaluar.

Organizata sindikale e Filharmonisë javën e kaluar ka dorëzuar peticion në Ministrinë e Kulturës për shkarkimin e Llazarovskit, për, siç thonë ata, parregullsi në punë dhe një sërë veprimesh të kundërligjshme. Për këtë, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska tha se nëse Sindikata e Kulturës në këtë institucion ka njohuri të caktuara për mobing nga drejtori, ka raste që duhet të raportojnë dhe ai do të sanksionohet. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR