• e hënë, 23 dhjetor 2024

Analizë e MIA-s: Mediat profesionale kyçe në luftimin dhe parandalimin e dezinformatave gjinore

Analizë e MIA-s: Mediat profesionale kyçe në luftimin dhe parandalimin e dezinformatave gjinore

Shkup, 4 nëntor 2023 (MIA) - Mediat në shtet më rrallë përpunojnë përmbajtje të ndjeshme gjinore, e ka mungesë edhe të vazhdimësisë në informim. Raportimi i ndjeshëm gjinor në mediat do të thotë të jesh i ndjeshëm ndaj çështjeve të barazisë gjinore dhe në njoftimit të kesh qasje të barabartë edhe ndaj grave ashtu edhe ndaj burrave. Në një epokë kur mediat sociale kontribuojnë në krijimin e mendimit publik, e shpesh janë edhe burim i dezinformatave, në këtë kontekst ato gjithashtu mund të formësojnë qëndrimet rreth stereotipave gjinore, e si rrjedhojë edhe përhapjen e dezinformatave gjinore. Ne jemi dëshmitarë të gjithçkaje që ndodh çdo ditë në rrjetet sociale, në hapësirën e mediave onlajn, e si rrjedhojë edhe komentet që më së shpeshti vijojnë pas ndonjë lajmi të publikuar me përmbajtje të ndjeshme gjinore, ku shënjestër kryesore mbeten vajzat dhe gratë e reja.

Një mënyrë e barabartë ose e drejtë e portretizimit të grave dhe burrave në raportet gazetareske është një tendencë profesionale dhe etike dhe në mënyrë të konsiderueshme kontribuon në krijimin e shoqërive të balancuara gjinore. Në hapësirën mediatike, është veçanërisht e rëndësishme të kesh qasje të barabartë në raportim, e mediat profesionale kanë rol kyç në luftën kundër dezinformatave gjinore, veçanërisht duke marrë parasysh se sa shpejt ato përhapen përmes rrjeteve sociale.

Ekspertët me të cilat bisedoi MIA janë dakord se mediat në Maqedoninë e Veriut kanë ende shumë punë për të bërë derisa të arrijnë qasjen themelore të pranueshme ndaj raportimit të përmbajtjes së ndjeshme gjinore dhe se nuk e përdorin rolin që kanë jo vetëm për të informuar, por edhe për të edukuar qytetarët.

Ata janë të pajtimit se mediat gjithashtu lënë shumë pak hapësirë në përmbajtjen e tyre të informacionit ku zhvillimet politike janë përparësi, e gjithashtu praktikat e informacionit nga media në media janë të ndryshme, por ka boshllëqe dhe fenomene problematike për të cilat duhet të flitet më hapur.

Në analizën e Institutit për Studime të Komunikimit (ISK) "Barazia gjinore gjatë dezinformatave gjinore" janë përmendur dezinformatat që janë shpërndarë në raportet e lajmeve në muajt e fundit dhe efektet e tyre në krijimin dhe ndarjen e dezinformatave gjinore dhe gjuhës së urrejtjes në bazë gjinore, veçanërisht ndaj grave. Analiza identifikoi dezinformata në lidhje me propozim-ligjin për barazinë gjinore dhe ndryshimet në Ligjin për evidencë amë, në korrelacion me dezinformatat gjinore që ishin produkti i tyre i drejtpërdrejtë. Theksohet se mediat sociale janë një nga veglat kryesore për krijimin dhe përhapjen e dezinformatave gjinore, duke marrë parasysh se, veçanërisht në kontekstin maqedonas, tregohen si terren pjellor për krijimin dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes në bazë gjinore dhe ngacmim të bazuar gjinor në hapësirën onlajn. Bëhet e ditur edhe se mediat kanë rol të rëndësishëm në krijimin dhe ndarjen e dezinformatave, meqë janë pikërisht publikimet e raporteve gazetareske në mediat sociale që më së shpeshti përbëjnë bazën për krijimin e këtyre përmbajtjeve, të cilat shumë rrallë i nënshtrohen rregullimit nga vetë mediat.

null

Me vendosjen e standardeve të mirëfillta për plasimin e informacioneve të besueshme deri në kundërshtim me paragjykimet e rrënjosura

Kryetarja e Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), Leunora Kaliqi, në bisedë për MIA-n tha se analiza e publikuar nga Instituti i Studimeve të Komunikimit (ISK) tregoi

pasqyrë të qartë se si praktikisht mediat informojnë për përmbajtje të ndjeshme gjinore, ku theksohen disa çështje kyçe dhe të shpeshta.

Sipas saj, kjo çështje, si interes publik, nuk përfshin analizë më të thellë, por informacionet zakonisht trajtohet vetëm si incidente, tragjedi, etj.

"Në vetë përmbajtjet mediatike nuk ka shumë pyetje që duhet të bëhen nga gazetarët, për të kontrolluar faktet dhe burimet. U theksua se informohet në mënyrë sensacionale, respektivisht shkelet kodi i gazetarëve, neni 8. Po ashtu, këtu u përmendën edhe mbrojtja e pamjaftueshme e identitetit të viktimës dhe vizualizimi joadekuat që çojnë në viktimizimin e dyfishtë të viktimës. Të gjitha këto pika shkelin raportimin etik dhe profesional sipas Kodit të gazetarëve dhe udhëzimeve për raportimin onlajn", bën të ditur Kaliqi për MIA-n.

Ajo thekson se mediat lënë shumë pak hapësirë në përmbajtjet e tyre informative ku zhvillimet politike janë prioritet.

"Ne, si Këshill i Etikës në Media, do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive me mediat dhe gazetarët për të ngritur standardin e raportimit profesional në vendin tonë sepse qëllimi ynë është të krijojmë një shoqëri më të mirë ku të gjithë mund të ndjehen të pranuar dhe të respektuar, dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive pavarësisht nga përkatësia e tyre gjinore", bën të ditur Kaliqi.

Lidhur me atë se si mediat profesionale mund të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së dezinformatave gjinore, ajo shpehet se është sfidë e madhe duke qenë se jemi dëshmitarë të gjithçkaje që ndodh në rrjetet sociale çdo ditë.

"Në hapësirën e mediave onlajn, duhet të përmend komentet që pasojnë disa lajme të publikuara me përmbajtje të ndjeshme gjinore, ku vajzat dhe gratë e reja mbeten shënjestra kryesore. Si Këshill i Etikës në Mediat, ne mbështesim lirinë e shprehjes, por të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm në mënyrën e shprehjes sepse ekziston një vijë shumë e hollë midis shprehjes së lirë dhe hapësirës për urrejtje, paragjykim ose diskriminim. Si një organ vetërregullues, gjithmonë përpiqemi të jemi korrigjues të përmbajtjeve të publikuara në mediat profesionale që janë pjesë e regjistrit tonë të mediave onlajn Promedia", thekson Kaliqi.

Ajo bën të ditur se sipas raportit të Komisionit të ankesave në KEMM, 90 për qind e ankesave kanë të bëjnë me mediat online dhe duke zbatuar sanksione morale dhe publike përmes vendimeve të marra nga Komisioni i ankesave, Këshilli i etikës po bën përpjekje për të përmirësuar këtë pasqyrë.

"Vetë mediat duhet të mbajnë përgjegjësinë morale për respektimin e standardeve profesionale për raportim, veçanërisht kur bëhet fjalë për temë të ndjeshme. Të punohet me kujdes në përmbajtje dhe pas publikimit të vetë produktit mediatik për të fshirë të gjitha komentet që çojnë në nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit", është decide Kaliqi.

Ekspertja e mediave dhe profesoresha me korrespodencë, dr. Marina Tuneva, thekson për MIA-n se ekzistojnë praktika të ndryshme të informimit nga media në media, por ka boshllëqe dhe fenomene problematike për të cilat duhet të flitet më hapur.

"Do t'i theksoj ato që janë më evidente. Para së gjithash, këto tema trajtohen rrallë në media, ndërsa ka mungesë dhe vazhdimësi në informimin. Edhe nëse temat e tilla kanë "gjetur vendin e tyre" në agjendën mediatike, për to më së shpeshti raportohet si për tema dytësore. Hulumtimi i paradokohshëm që kemi zbatuar për Institutin e Studimeve të Komunikimit konfirmon se një nga arsyet më të shpeshta për margjinalizimin e temave të tilla janë zhvillimet e ditore – politike dhe përparësia që u jepet atyre zhvillimeve në informimin. Aferat politike, ngjarjet dhe skandalet kanë atë fuqi që të errësojnë edhe hulumtimet më të rëndësishme në këtë fushë", shprehet Tuneva për MIA-n.

Sipas saj, problem gjithsesi janë edhe kapacitetet në redaksitë, burimet e kufizuara, mungesa e njohurive të specializuara, por edhe mbyllja e burimeve të informimit.

"Gratë, në përgjithësi, nuk portretizohen sa duhet në rolet e autoriteteve ose si persona me njohuri profesionale. Disa kategori të grave, siç janë ato nga shtresat më të ulëta shoqërore, të moshuarit, gratë nga disa grupe etnike janë më pak të dukshme në narrativat e mediave ose portretizohen si njerëz me më pak pushtet, dikush që është viktimë e ngjarjeve të caktuara...", shprehet Tuneva.

Ajo thekson se mediat profesionale kanë rol kryesor për të luajtur në luftën kundër dezinformimit gjinor, veçanërisht duke marrë parasysh se sa shpejt dezinformimi përhapet përmes rrjeteve sociale. Me hulumtime të mira për këto tema, bën të ditur Tuneva, gazetarët profesionistë mund të vendosin standardet e duhura për plasimin e informacioneve të besueshme.

"Në këtë mënyrë, ata gjithashtu do të kundërshtojnë të ashtuquajturën gazetari reduktive, e cila thjeshton tej mase çështjet e këtilla. Përveç kësaj, duke nxitur një kulturë gjithëpërfshirëse dhe përfaqësim e llojllojshëm në radhët e tyre, shtëpitë mediatike mund të ofrojnë gamë më të gjerë zërash dhe perspektivash, duke pasuruar në mënyrë plotësuese narrativën dhe duke iu kundërvënë paragjykimeve të ngulitura", shprehet Tuneva.

Për këtë problematikë MIA bisedoi edhe me Sara Milenkovska, bashkëthemeluese e Stella Rrjetit, që punon edhe si studiuese e pavarur duke u përqëndruar në pabarazinë sistemike, dhunën me bazë gjinore dhe zërin e grave në mediat. Ajo shprehet se mediat në Maqedoni kanë ende shumë punë për të bërë derisa të arrijnë qasjen themelore të pranueshme për raportimin ndaj përmbajtjes së ndjeshme gjinore.

"Me pak fjalë, mediat nuk e përdorin rolin që u është caktuar jo vetëm për të informuar, por edhe për të edukuar qytetarët duke mos krijuar një hapësirë ku këto tema mund të trajtohen në mënyrë adekuate. Mediat, jo vetëm që nuk përdorin veglat e duhura për raportim të ndjeshëm gjinor, por qasja e tyre aktuale mund të krijojë gjithashtu një sërë pasojash, të tilla si riprodhimi i stereotipave gjinore, si dhe viktimizimi i (pa)vetëdijshëm i atyre për të cilat raportojnë", shprehet ajo.

Sipas saj, përveç përdorimit të papërshtatshëm të gjuhës së pandjeshme gjinore, ajo që media nuk arrin të bëjë është të informojë këto tema, të zgjedhë të mos raportojë, të mos mbështetet në hulumtime, por edhe në shoqërinë civile që punon në terren.

"Për më tepër, ajo që duhet të kuptohet është se temat e ndjeshme gjinore janë të gjitha temat që lidhen me jetën sociale, ekonomike dhe shoqërore të qytetarëve dhe qytetareve të vendit sepse çdo pjesë e barazisë gjinore është e lidhur thellë me të gjitha fushat në shoqërinë tonë. Kjo është arsyeja pse mediat duhet të jenë të kujdesshme kur raportojnë në të gjitha aspektet e jetës sepse ato domosdoshmërisht lidhen me pabarazinë sistemike, domethënë duhet të kenë një qasje ndërseksionale ndaj raportimit", thekson Milenkovska.

Ajo vlerëson se edukimi dhe profesionalizimi i shtuar i mediave janë një nga mënyrat në të cilat mund të adresohet problemi i dezinformimit gjinor, por që kjo të ndodhë, serioziteti duhet të kuptohet kryesisht me dezinformim, e pastaj se çfarë roli luan dezinformimi gjinor në destabilizimin politik.

"Keqpërdorimi i narrativave, qasja populiste dhe strategjitë për të mbjellë frikë midis qytetarëve janë një nga strategjitë e politikave antidemokratike të përfaqësuara në të gjitha lëvizjet kundër gjinisë dhe qendrat e dezinformimit. Rrjetet sociale këtu në veçanti po thellojnë gjithnjë e më shumë hendekun midis luftës për barazi gjinore dhe rezistencës ndaj përparimit në një shoqëri", shprehet Milenkovska.

Ajo që mediat mund ta bëjnë, sipas saj, është para së gjithash të luftojë për vendosjen e standardeve profesionale, të cilat teknikisht tashmë ekzistojnë, por mund të përmirësohen dhe avancohen.

"Më pas - të respektohen standardet dhe rregullat për raportimin profesional, kontrollin e fakteve dhe afirmimin e rolit të mediave si burime relevante të informacioneve dhe njohurive përballë dezinformatave gjinore. Për të ndjekur rregullat, përgjegjësia luan një rol po aq të rëndësishëm, jo vetëm për shkak të rëndësisë së ndëshkimit - por përkundrazi për të vënë në dukje mundësinë e përmirësimit dhe tejkalimit të gabimeve që tashmë ekzistojnë. Mediat kanë rol për të luajtur në mënyrë të qartë dhe duhet të marrin drejtpërdrejt një qëndrim (në kuptimin e asaj se cili është pozicioni i tyre në kontekstin e dezinformatave) për të cilin është kultura e komunikimit, besueshmërisë dhe transparencës që ata duan të krijojnë, të cilën e krijojnë. Shumë shoqata mediatike, por edhe ekspertë të fushës - kanë ofruar zgjidhje dhe rekomandime të propozuara, tani duhet të lexojmë njëri-tjetrin dhe kështu të ndryshojmë së bashku gjërat", thekson Milenkovska.

Комисијата за родова еднаквост во спортот (КРЕС) денеска ќе ја претстави Програмата за работа за 2022 година, чии приоритети ќе придонесат кон креирање на родово-еднакви политики и родова ста

Në mediat ka mungesë të vazhdimësisë për raportimin e përmbajtjes së ndjeshme gjinore

Kryetarja e KEMM-it Kaliqi shprehet se sipas praktikës së punës së përditshme si gazetare dhe asaj që diskutojnë me kolegët dhe organizatat përkatëse të lajmeve, nuk ka sektorë të veçantë ku temat e ndjeshme gjinore mund të përpunohen më në thellësi.

"Ka një sërë pyetjesh kyçe për këtë çështje, duke filluar nga politika editoriale, burimet dhe kapacitetet në vetë redaksitë. Mediat duhet të jenë të vetëdijshme se programi ditor duhet të përbëhet edhe nga përmbajtje arsimore që veçanërisht ka ndikim në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për shumë çështje me të cilat përballet shoqëria jonë, me theks në përmbajtjet e ndjeshme", bën të ditur Kaliqi.

Sipas saj, kur këto tema diskutohen hapur dhe më shpesh në vetë mediat, kjo ndikon drejtpërdrejt në edukimin e qytetarëve për të njohur këto fenomene negative dhe për të parandaluar rastet e dhunës me bazë gjinore.

"Ka shumë punë për të bërë për të forcuar kapacitetet dhe burimet e vetë mediave. Është e nevojshme që vetë mediat të njohin rëndësinë e kësaj situate dhe të ndërmarrin hapa vendimtarë për të mbrojtur dinjitetin e lexuesve të tyre dhe të sigurojnë që platformat e lajmeve të mbeten një vend diskutimi dhe debati produktiv. Ne do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë kësaj çështjeje në periudhën e ardhshme, kur së bashku me organizatat tona partnere do të punojmë për krijimin e Kodit të ri të gazetarëve”, shprehet Kaliqi.

Tuneva, nga ana tjetër, thekson se megjithëse kemi redaksi që tregojnë angazhim për të përpunuar këto tema, peizazhi i përgjithshëm mediatik tregon mungesën e informacionit të qëndrueshëm dhe të thelluar.

"Arsyet, siç e përmenda më parë, janë të shumëanshme. Temat dhe çështjet gjinore, për fat të keq, nuk shihen gjithmonë si përparësi, gjë që çon në raportime të rralla dhe jokonsistente. Edhe nëse redaksitë kanë kapacitete dhe burime, ato shpesh ndahen për tema që konsiderohen më "të vlefshme për informim". Kjo rezulton me tema të lëshuara dhe mungesë vazhdimësie në raportim", është decide Tuneva.

 

Për eksperten Milenkovska, nga ana tjetër, temat që lidhen drejtpërdrejt me barazinë gjinore, dhunën me bazë gjinore, pabarazinë sistemike, gratë me aftësi të kufizuara, punëtorët e tekstilit dhe shumë të tjerë - janë tema politike dhe ato duhet të shihen si tema me rëndësi të madhe.

"Këto çështje duhet të adresohen në mënyrë të ndërsjellë - domethënë të përfshihen më shumë zëra dhe përfaqësues, por edhe të merren parasysh të gjitha identitetet që mbajmë - gjinia, statusi socio-ekonomik, raca dhe etnia - janë vetëm një nga kompleksiteti që mbart secili person, dhe për fat të keq kjo mund të diskriminohet. Prandaj, megjithëse temat gjinore duhet të përfshihen dhe adresohen drejtpërdrejt dhe qartë, ne si shoqëri dhe si hapësirë publike duhet ta shohim këtë temë si pjesë të të gjitha aspekteve të jetës", thotë Milenkovska.

Ajo vlerëson se mediat tashmë janë në disavantazh, veçanërisht për shkeljen e standardit profesional, por edhe duke pasur një qasje të tregtueshme - sesa shoqërore.

"Kjo do të thotë se derisa mediat kërkojnë burime për mbijetesë, ato neglizhojnë përgjegjësinë shoqërore. Por, për të qenë korrekt, ka edhe gazetare dhe gazetarë që mbrojnë në mënyrë aktive këtë temë, informojnë dhe eksplorojnë mënyrat me të cilat mund të kontribuojmë së bashku në përmirësimin e shoqërisë nga aspektet gjinore. Për shembull, mbulimi i varfërisë menstruale, dhuna digjitale me bazë gjinore, raportimi mbi punën e organizatave nga Platforma për barazi gjinore", thekson Milenkovska.

Dezinformatat përforcojnë stereotipat e dëmshme rreth roleve gjinore, e në raste ekstreme madje edhe normalizimin e dhunës me bazë gjinore

Për pasojat që dezinformatat mund t'i shkaktojë në shoqëri, ekspertët me të cilët bisedoi MIA janë të qëndrimit se dezinformatat i forcojnë stereotipat e dëmshme rreth roleve gjinore, të

cilat nga ana tjetër mund të çojnë në diskriminim dhe shtrembërim të perceptimit tonë për realitetin.

Kryetarja e KEMM-it Kaliqi për MIA-n bëri të ditur se në botën e sotme e ndërlidhur, pasojat e dezinformatës gjinore nuk mund të nënvlerësohen, sepse ato jehojnë përmes kontekstit më të gjerë shoqëror.

"Kur individët janë të ekspozuar ndaj informacioneve të pasakta ose të gabuara gjinore, kjo mund të çojë në një numër të madh epilogësh negativë. Së pari, mund të përjetësojë stereotipa dhe paragjykime të dëmshme, duke përforcuar rolet dhe normat tradicionale gjinore që kufizojnë potencialet dhe mundësitë e njerëzve të të gjitha gjinive", shprehet Kaliqi.

Kjo, sipas saj, jo vetëm që pengon rritjen personale dhe vetë-shprehjen, por kufizon progresin shoqëror dhe barazinë.

 

"Për më tepër, dezinformata gjinore mund të inkurajojë diskriminimin dhe paragjykimet, duke përkeqësuar ndarjet shoqërore. Kjo mund të çojë në përjashtim, ngacmim dhe dhunë ndaj individëve që nuk përputhen me normat e perceptuara gjinore. Në planin afatgjatë, kjo mund të rezultojë me një shoqëri më të polarizuar dhe më të pabarabartë", thekson Kaliqi.

Thekson se për të ndërtuar një botë më gjithëpërfshirëse dhe më të barabartë, është e domosdoshme të adresohen pasojat e dezinformimit gjinor dhe të promovohen diskutime të sakta, të respektueshme dhe të nuancuara rreth gjinisë në mediat, arsimin dhe bashkësitë tona.

Tuneva tha për MIA-n se dezinformatat gjinore në raste ekstreme kanë çuar në nxitje dhe justifikim të dhunës ndaj pakicave gjinore.

"Dezinformatat përforcojnë stereotipat e dëmshme rreth roleve, aftësive dhe sjelljeve gjinore, të cilat nga ana tjetër mund të çojnë në diskriminim në vendet e punës, shkollat dhe mjediset tjera. Jemi dëshmitarë se në raste ekstreme kjo ka çuar edhe në nxitje dhe justifikim të dhunës ndaj pakicave gjinore. Dezinformatat e tilla përdoren gjithashtu si bazë për kufizimin e të drejtave të grupeve të caktuara, ndërsa shpijnë edhe drejt jobaraspeshës së përgjegjësive, dinamikës së fuqisë dhe respektit të ndërsjellë", thekson Tuneva.

Milenkovska, nga ana tjetër, shprehet se problemi qendror është se në situatën më të mirë do të ruhet status kuoja, e në situatën më të keqe do të ketë regres shoqëror kur bëhet fjalë për çështjet gjinore.

“E, ruajtja e kësaj status kuoje është krejtësisht e papranueshme sepse ne ende shohim pasojat e kësaj, jo vetëm në media, por edhe në shoqërinë më të gjerë, përmes teksteve shkollore të vjetruara dhe të ngjashme, vetëm duke mbështetur idetë e vjetruara dhe të rrezikshme të roleve gjinore dhe pritshmërive të tyre”, bën të ditur ajo.

Sipas Milenkovskës, dezinformatat ndikojnë në perceptimin tonë të realitetit - dhe kështu normalizimin e diskursit që bën thirrje për dhunë si të padëmshëm. Për të, kjo është e rëndësishme të theksohet sepse gjithnjë e më shumë hulumtime po tregojnë se si normalizimi i dhunës në rrjetet sociale dhe mediat ndikon në dhunën në botën jashtë internetit.

Neda Dimova Prokiq

Foto: Darko Popov; MIA Arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR