Analizë: Pjesëmarrja në inaugurim mundësi për Mickoskin që nga afër ta njoftojë administratën e Trampit me idenë për ndryshimet kushtetuese me zbatim të prolonguar
- Prania e kryeministrit Hristijan Mickoski, si një nga politikanët e rrallë nga rajoni i cili do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Tramp është sukses për diplomacinë tonë dhe mundësi që drejtpërdrejtë të paraqesë qëndrimet e vendit tonë në lidhje me zbatimin e prolonguar të ndryshimeve kushtetuese për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së, thonë në analizën e tyre për MIA-n, ambasadorët Gjorgji Filipov dhe Vasko Naumovski.
- Post By Fami Bajrami
- 10:44, 20 janar, 2025

Shkup, 20 janar 2025 (MIA) – Prania e kryeministrit Hristijan Mickoski, si një nga politikanët e rrallë nga rajoni i cili do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Tramp është sukses për diplomacinë tonë dhe mundësi që drejtpërdrejtë të paraqesë qëndrimet e vendit tonë në lidhje me zbatimin e prolonguar të ndryshimeve kushtetuese për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së, thonë në analizën e tyre për MIA-n, ambasadorët Gjorgji Filipov dhe Vasko Naumovski.
"Pjesëmarrja në inaugurim është një mundësi e shkëlqyer nëse është dakorduar bisedë ose nëse krijohet moment për bisedë mes kryeministrit dhe presidentit. Vetë thirrja është një sukses i diplomacisë sonë apo të SHBA-së. Ai mund të theksoj se ka një mesazh që presidenti Tramp do ta përçojë personalisht, ndërsa kryeministri ynë ka rastin që liderit të vendit, partnerit tonë më të madh strategjik t’ia përcjell qëndrimin e Maqedonisë për shtyrjen e angazhimit të ndërmarrë më parë para BE-së dhe propozimin se si mund të realizohet në një mënyrë "win-win" e dobishme për vendet fqinje dhe anëtaret e NATO-s", ka thënë Filipov.
Sipas Naumovskit, prania e Mickoskit në inaugurim është rezultat i parashikimeve të mira të qeverisë dhe kontakteve të vendosura me ekipin e Trampit gjatë fushatës së tij zgjedhore, ndërsa takimet dhe bisedimet e paralajmëruara me figura të larta të administratës së re në Uashington janë një mundësi për paraqitjen e portofolit të investimeve të vendit për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve që sipas tij duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet bilaterale me SHBA-në dhe veçanërisht mbështetjen e rrugës së eurointegruese.
"Marrëdhëniet mes qeverisë sonë dhe ekipit të presidentit të ardhshëm Tramp u vendosën edhe para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në SHBA, që konsideroj se ishte një projeksion i mirë i qeverisë sonë, domethënë, ne i vendosëm ato marrëdhënie derisa presidenti Tramp ishte në fushatën e tij zgjedhore, për dallim nga shumë qeveri të tjera dhe shumë politikanë të tjerë që shprehën mbështetjen për Trampin pasi ai u zgjodh. Kjo jep një avantazh të mirë dhe pozicion të mirë të qeverisë sonë për të qenë ndër të paktat qeveri në Evropë që kanë komunikim të mirë. Dhe konsideroj se ftesa ndaj kryeministrit tonë ka të bëjë mu për këtë për të marrë pjesë në aktivitetet lidhur me inaugurimin e presidentit të ri. Në këtë rast, takimet që do të zhvillohen formalisht ose joformalisht do të jenë në funksion të shfrytëzimit të potencialit në marrëdhëniet ekonomike, tërheqjen e investimeve amerikane në vendin tonë, si dhe mbështetjes mbi procesin e zgjerimit të BE-së, duke e ditur se bashkimi i Evropës dhe mbyllja e të gjitha vatrave dhe çështjeve që pengojnë këtë proces është një nga qëllimet e politikës së jashtme amerikane ndër dekada. Që do të thotë se në të gjitha këto çështje të hapura, jo vetëm me Bullgarinë fqinje, por edhe çështje të tjera të mundshme që mund të pengojnë procesin e zgjerimit, do të ishte mirë të kemi mbështetjen e administratës së re të presidentit Tramp", ka thënë Naumovski.
Më konkretisht, nëse mund të presim nga administrata e re fokus të shtuar në vendin dhe rajonin, në të cilën shpreson qeveria, dhe presion të mundshëm ndaj Sofjes në drejtim të zhbllokimit të eurointegrimeve të vendit, dy ambasadorët janë të mendimit se aktivitetet e diplomacisë amerikane do të jenë konform me interesat aktuale të Uashingtonit në rajon, ndërsa vëmendja e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor është e pritshme dhe e dëshiruar. Sipas Filipovit, presioni mbi çështjen tonë mund të pritet, por ai do të drejtohej, thotë ai, “edhe ndaj Shkupit edhe Sofjes”.
"Mund të presim vigjilencë, veçanërisht në drejtim të gjetjes së zgjidhjes për çështjet midis Beogradit dhe Prishtinës, ku ndodhet baza ushtarake e SHBA-së (që nënkupton edhe NATO-n), si dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore që do të lidhë Detin e Zi dhe Detin Adriatik apo Jon, “dhe kjo nënkupton bashkëpunim më të madh ndërmjet vendeve nëpër të cilët do të kalojë ai korridor i transportit rrugor (Bullgari – Maqedoni – Shqipëri). Kjo kërkesë nuk është vetëm amerikane, por edhe evropiane, ndaj është e mundur që BE-ja dhe SHBA-ja të mund të forcojnë bindjen e tyre miqësore ndaj të dy vendeve (Maqedoni dhe Bullgari) për të gjetur një zgjidhje reciproke. Ne çdo rast, konsideroj se “presioni”, siç thoni ju, "nuk do të jetë vetëm ndaj Sofjen, por edhe ndaj Shkupit'", nënvizon ambasadori Filipov.
Ambasadori Naumovski siguron se nëse mund të jemi të sigurt për diçka, ajo është se administrata e presidentit Tramp do të jetë e përkushtuar në zgjidhjen e të gjitha fushave të krizës dhe mbylljen e çështjeve që janë qëllim afatgjatë i politikës së jashtme amerikane, ndërsa vënia e komunikimit të mirë me administratën e Trampit shkon në të mirë të përpjekjeve për të siguruar mbështetje.
"Sigurisht që prioritet do të jenë marrëdhëniet me vendet e tjera të botës dhe mbyllja e vatrave të krizës në Ukrainë, si dhe në Lindjen e Mesme. Megjithatë, duke marrë parasysh përvojën e mandatit të parë të presidentit Tramp, ai gjithashtu u angazhua në ndërmjetësimin e duhur midis Beogradit dhe Prishtinës, për shembull. Që do të thotë se nuk është e huaj përfshirja në zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkan. Ne, për faktin se si shtet dhe si qeveri, kemi qasje të drejtpërdrejtë në Shtëpinë e Bardhë, do të kemi mundësinë t'i nxisim këto çështje më lart në agjendën e Shtëpisë së Bardhë dhe të udhëheqjes së ardhshme të Departamentit të shtetit. Që do të thotë se do të kemi mundësinë t'i prezantojmë qëndrimet tona para administratës së re dhe në këtë mënyrë të përpiqemi të marrim mbështetje edhe si shtet, por edhe së bashku me vendet e tjera të rajonit për të tërhequr vëmendjen e administratës së Trampit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, mbyllja e të gjitha çështjeve të hapura këtu dhe integrimi përfundimtar i Ballkanit në BE", ka thënë Naumovski.
Kryeministri Hristijan Mickoski sot do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington ku do të jetë i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe zëvendësministrja për Çështje evropiane, Viktorija Trajkov. Delegacioni i udhëhequr nga kryeministri Mickoski do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar "Zërat e lirisë" që do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë "Tramp Media" dhe "Rambëll".
Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Mickoski të ketë më shumë takime dypalëshe, kontakte dhe takime me më shumë persona nga administrata e re e presidentit amerikan. Mickoski do të takohet edhe me biznesmenë me origjinë maqedonase për të diskutuar për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e mundshme vendore, thuhet në kumtesën e qeverisë. Mickoski dje pati takim me Kris Pavllovskin, pronarin e kompanisë Rambëll, ku një pjesë e strukturës aksioneve janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë së SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresidenti amerikan, si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp.
Trampi sot do të japë betimin si presidenti i 47-të i SHBA-së. Kushtetuta e SHBA-së parasheh që mandati i çdo presidenti të ri të fillojë më 20 janar saktë në mesditë, sipas kohës lokale në Uashington (orën 18 sipas kohës së Evropës).
Në inaugurim pritet të marrin pjesë politikanë të shumtë botërorë. Përveç Xhozef Bajdenit do të marrin pjesë edhe të gjithë ish presidentët e gjallë – Barak Obama, Xhorxh Bush dhe Bill Klinton, përderisa nga ish zonjat e para nuk do të marrë pjesë vetëm Mishell Obama. Si mysafirë nderi, Trampi ka ftuar disa miliarderë, të cilët do të ulen në skenë bashkë me personalitete të tjera të njohura dhe ministra të ardhshëm. Në mesin e tyre janë Ilon Maks, Xhef Bezos, Mark Zakerberg, si dhe Shou Kiu – shefi momental i TikTok-ut kinez.
Për shkak të kushteve të këqija të motit dhe akullit polar që ka përfshirë SHBA-në ditët e fundit, inaugurimi në vend se në ambient të hapur para Kapitoll Hillit, do të mbahet në hapësirë të mbyllur në Rotondën. Shërbimi kombëtar meteorologjik kumtoi se në Uashington sot në ditën e inaugurimit pritet i ftohtë ekstrem, me temperatura deri në -11 gradë Celsius.
Trampi është presidenti i dytë që do ta mbajë inaugurimin e tij në Rotondën e Kapitollit. Në vitin 1985, Ronald Reagan gjithashtu mori detyrën për herë të dytë - dhe ai gjithashtu u përball me mot të akullt. Temperaturat arritën në -14 gradë Celsius.
Mandati i parë presidencial i Trampit ka qenë nga 20 janari 2017 deri më 20 janar 2021.
Violeta Gerov
Foto: arkivi i MIA-s