Anëtarët e Komisionit për siguri kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë për vizitë në Kuvend
- Anëtarët e Komisionit për siguri kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë sot qëndrojnë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
- Post By Fami Bajrami
- 08:39, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Anëtarët e Komisionit për siguri kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë sot qëndrojnë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç bëhet e ditur në faqen e Kuvendit, anëtarët e delegacionit nga Shqipëria do të zhvillojnë takime dypalëshe me Komisionin për mbikëqyrje të punës së Agjencisë për siguri kombëtare dhe Agjencisë së inteligjencës dhe Komisionin për mbikëqyrjen e zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve.
Foto: arkivi i MIA-s