• e mërkurë, 02 tetor 2024

Ançeloti vendosi rekord me klubin madrilen sipas fitoreve në Ligën e kampionëve

Ançeloti vendosi rekord me klubin madrilen sipas fitoreve në Ligën e kampionëve

Madrid, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka arritur fitoren e 42-të si trajner në Ligën e kampionëve si trajner i "Mbretërve".

Klubi madrilen mbrëmë ka mposhtur Union Berlinin me rezultat 3:2 në xhiron e gjashtë të fazës së grupeve të Ligës së kampionëve. Eksperti italian vendosi një rekord me Realin duke kaluar Miguel Munjozin. Njëherësh, Ançeloti arriti rekoridin pas 56 ndeshjeve në krye të Real Madridit, ndërsa Munjoz e drejtoi ekipin 71 herë. 

Me 18 pikë Real Madridi kalon në vendin e parë të Grupit C, Napoli me 10 pikë është në vendin e dytë, Braga e treta me 4 pikë, ndërsa Union Berlin në fund të tabelës me 2 pikë.

Në fazën e plej-ofit të LK shkojnë Reali dhe Napoli, ndërsa Braga do të vazhdojë në Ligën e Evropës. si/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR