• e mërkurë, 02 tetor 2024

Ançeloti: Reali nuk do të nënshkruajë me Mbapen në këtë afat kalimtar

Ançeloti: Reali nuk do të nënshkruajë me Mbapen në këtë afat kalimtar

Madrid, 24 gusht 2023 (MIA) - Sulmuesi i PSZH-së, Kilian Mbape këtë verë me siguri nuk do të nënshkruajë me Real Madridin. Francezi dëshiron të nënshkruajë kontratë të re me parisienët.

"Jo, unë e përjashtoj këtë 100 për qind. Mendoj se ekipi ynë është formësuar, ndërsa lojtarët po mendojnë për sezonin vijues", deklaroi trajneri i Realit, Karlo Ançeloti për "Rojters".

Italiani shtoi se Reali me gjasë nuk do të nënshkruajë me dikë tjetër gjatë kësaj merkatoje e cila mbyllet më 1 shtator.

Mbape luan për parisienët që nga viti 2017. Në sezonin 2022/23, futbollisti luajti 43 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 41 gola dhe 10 asistime. Kontrata e tij aktuale me PSZH-në është deri më 30 qershor 2024.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR