• e shtunë, 05 tetor 2024

Ançeloti i kënaqur nga formacioni i ri i Real Madridit kundër Milanit

Ançeloti i kënaqur nga formacioni i ri i Real Madridit kundër Milanit

Pasadena, 24 korrik 2023 (MIA)- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka dalë i kënaqur nga paraqitja e ekipit të tij në ndeshjen miqësore ndaj Milanit.

Madrilenët mbrëmë e mposhtën Milanin me rezultat 3:2 me formacionin e ri 4-3-1-2 që strategu italian e përzgjodhi pas largimit të Karim Benzemës dhe ardhjes së Xhud Belingemit.

"Më pëlqeu. Kuptohet ka punë që duhet çuar përpara- ndonjëherë gabimisht kemi bërë presion. Por në përgjithësi, përshtypjet e mia janë pozitive. Tentuam të luajmë nga qendra, jo në pozicionet e krahut", deklaroi Ançeloti për "Marka".

Në ndeshjen e ardhshme të turneut në SHBA, Real Madridi do të luajë me Mançester Junajtedin më 27 korrik, ndërsa Milani do të takohet me Juventusin më 28 korrik.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR