Ançeloti e theu rekordin e Fergusonit për numrin e fitoreve në Ligën e Kampionëve
- Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve për numrin e ndeshjeve të fituara në ndjeshjen elitare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:58, 9 nëntor, 2023

Madrid, 9 nëntor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve për numrin e ndeshjeve të fituara në ndjeshjen elitare.
Real Madridi mbrëmë ka mposhtur Bragën (3:0) në ndeshjen e xhiros së 4-t të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve. Kjo fitore ishte e 116-ta e Ançelotit si trajner në kompeticionin elitar të futbollit.
Italiani gjashtëdhjetë e katër vjeçar e theu rekordin e ish-trajnerit të Mançester Junajted, Aleks Ferguson (115 fitore).
Fergusoni legjendar u tërhoq nga puna e trajnerit në vitin 2013.
Foto: EPA