• e shtunë, 28 shtator 2024

Ançeloti beson se Vinisiusi do ta fitojë Topin e artë

Ançeloti beson se Vinisiusi do ta fitojë Topin e artë

Madrid, 26 tetor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti ka ndarë mendimin e tij për paraqitjen e sulmuesit të skuadrës së Vinisius Junior.

"Ai padyshim do ta fitojë Topin e artë dhe kjo do të ndodhë së shpejti. Vinisius u kthye nga sulmi në formë të mirë dhe i ndihmoi skuadrës që ta mposhtë Bragën", ka cituar Ançelotin "TNT Sports".

Tridhjetë e tre vjeçari brazilian ka arritur të shënojë tre gola dhe po aq asistime në nëntë paraqitjet e tij në të gjitha ndeshjet për Real Madridin këtë sezon.

Të shtunën, më 28 tetor, madrilenët do të luajnë kundër Barcelonës në kuadër të xhiros së 11-të, të kampionatit spanjoll në futboll. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR