• e martë, 09 korrik 2024

Ançelloti: Pres që Krosi ta përfundojë karrierën në Real Madrid

Ançelloti: Pres që Krosi ta përfundojë karrierën në Real Madrid

Madrid, 18 prill 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karllo Ançelloti foli për vazhdimin e kontratës me mesfushorin Toni Kros.

"Krosi është legjendë e klubit. Ai është lojtar shumë i mirë. Kontratë të re? Pres që Krosi definitivisht ta përfundojë karrierën këtu në Real Madrid", deklaroi Ançelloti.

Gazetari Fabricio Romano shkroi se futbollisti 33-vjeçar ka lidhur kontratë të re me klubin e cila do të ketë afatin deri në qershor të vitit 2024. 

Krosi është në Madrid që nga vera e vitit 2014. Gjithsej për "Mbretërit" luajti në 405 ndeshje, shënoi 27 gola dhe 88 asistime. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR