AMU-Beograd: Nëse nevojitet, jemi në dispozicion për akomodim shtesë të të lënduarve nga Koçani
- Sistemi shëndetësor ushtarak dhe AMU janë në dispozicion për akomodim shtesë të të lënduarve nga zjarri në Koçan deri sa të ketë nevojë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Fami Bajrami
- 09:19, 21 mars, 2025

Beograd, 21 mars 2025 (MIA) - Sistemi shëndetësor ushtarak dhe AMU janë në dispozicion për akomodim shtesë të të lënduarve nga zjarri në Koçan deri sa të ketë nevojë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Beogradi.
"Edhe për këtë detyrë që e kryem, të gjithë kolegët e mi janë paraqitur vullnetarisht, morën pjesë vullnetarisht në transport i cili është një nga format e komplikuara të transportit të pacientëve të tillë, kështu që nëse ka nevojë, jemi në dispozicion dhe jemi këtu për të ndihmuar sërish popullin e Maqedonisë së Veriut", deklaroi për RTS nënkoloneli Goran Rondoviq, anesteziolog nga Klinika për anestezion dhe kujdes intensiv në AMU.
Ai shtoi se 30 pacientë të lënduar nga zjarri po trajtohen në Serbi, prej të cilëve 12 po trajtohen në shëndetësinë ushtarake, ndërsa të tjerët në sistemin shëndetësor civil.
"Bëhet fjalë për djegie të shkaktuara nga efektet e nxehtësisë së lartë dhe pasojave nga thithja, që janë të përhapura në mesin e shumicës së të lënduarve në këtë tragjedi, pasi ata ishin të mbyllur në hapësirën e djegur dhe të ekspozuar ndaj nxehtësisë së lartë", tha Rondoviç.
Sipas tij, është e vështirë të parashikohet koha e shërimit të pacientëve, por se shërimi i tyre, nëse nuk ka komplikime, mund të pritet të paktën për një ose dy javë. rq/
Foto: AMU