• e mërkurë, 26 shkurt 2025

Amorim për largimet masive në Junajted: Është e vështirë për të gjithë në klub

Amorim për largimet masive në Junajted: Është e vështirë për të gjithë në klub

Mançester, 26 shkurt 2025 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajtedit, Ruben Amorim ka komentuar largimet masive në klubin anglez.

"Gjithmonë është e vështirë për të gjithë. Njerëzit shohin se si miqtë dhe bashkëlojtarët humbin punën e tyre. Duhet të fokusohemi për të ndihmuar klubin në këtë moment dhe ne si skuadër duhet të kuptojmë se çfarë kemi gabuar për të ardhur në këtë gjendje. E dimë se ky vit ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, shumë gjëra po ndryshojnë dhe nëse skuadra është një ekip që po bën mirë dhe fiton, atëherë në një farë kuptimi është më e lehtë për tifozët të përballen me ndryshimet. Megjithatë, për momentin jemi në një fazë tjetër si në klub ashtu edhe në fushë. Duhet të luftojmë me këtë ndjenjë dhe të japim gjithçka nga vetja”, tha Amorim për "Manchester Evening Neës".

Drejtuesit e Mançester Junajtedit publikuan më parë se do të shkurtojnë midis 150 dhe 200 vende pune si pjesë e masave shtesë për të përmirësuar qëndrueshmërinë financiare.

Klubi gjithashtu uli kostot për ushqimin për stafin e klubit dhe për shtypjen e programeve të tifozëve.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR