Amorim për ardhmërinë e Garnaços: Gjithçka mund të ndodh
- Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim e komentoi ardhmërinë e sulmuesit të krahut të "djajve të kuq", Alehandro Garnaço, i cili e luajti tërë ndeshjen në fitoren e mbrëmshme ndaj Glazgou Renxhersit me rezultatin 2:1 në Ligën e Evropës.
- Post By Besnik Shuki
- 10:17, 24 janar, 2025
Mançester, 24 janar 2025 (MIA) - Menaxheri i Mançester Junajted, Ruben Amorim e komentoi ardhmërinë e sulmuesit të krahut të "djajve të kuq", Alehandro Garnaço, i cili e luajti tërë ndeshjen në fitoren e mbrëmshme ndaj Glazgou Renxhersit me rezultatin 2:1 në Ligën e Evropës.
"Nuk e dimë se çka mund të ndodh deri sa të mbyllet afati kalimtar i janarit. Gjithçka mund të ndodh. Jam i përqëndruar në ndeshjet, ndërsa ai është këtu, ai është lojtar i Mançester Junajted. Ai me të vërtetë ishte i rëndësishëm për ne në këtë ndeshje dhe do të shohim se çka do të ndodh në ditët në vijim. Mendoj se ka potencial të bëhet shumë më i mirë në çdo situatë të lojës. Atë që dua ta them është se ai kuptoi se çka po tentoj të bëj. Vetëm dua t'u ndihmoj, por në fund ata (lojtarët) janë ata që duhet ta përfundojnë punën", deklaroi Amorim pas ndeshjes së mbrëmshme.
Ndërkohë, u bë e ditur se ka ekip të interesuar për Garnaçon, e ai është Çellsi. "Blutë" e Londrës tani po e shqyrtojnë mundësinë për angazhimin e lojtarit, pasi kanë biseduar me agjentët e tij dhe tani po diskutohet me Mançester Junajtedin për opsionet për transfer. Së shpejti pritet që Çellsi të prononcohet me ofertë zyrtare.
Spekulimet për transfer të lojarit në "Stemford Brixh" u përforcuan për shkak të faktit se agjentët e tij, Karlos Kambeiro dhe Kike de Lokas ishin të pranishëm në ndeshjen e Çellsit me Volverhempton të hënën. bsh/
Foto: Arkiv