Amnesti Interneshënëll: Propozimi izraelit për "qytet humanitar" është qëllim për krime të luftës
- Organizata për të drejta të njeriut, Amnesti Interneshënëll sot e dënoi propozimin izraelit për zhvendosje të palestinezëve në një "qytet humanitar" në rrënijat në Rafah, duke thënë se kjo paraqet "deklaratë për qëllim që të kryhen krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit".
- Post By Arta Bunjaku
- 20:30, 9 korrik, 2025
Londër, 9 korrik 2025 (MIA) - Organizata për të drejta të njeriut, Amnesti Interneshënëll sot e dënoi propozimin izraelit për zhvendosje të palestinezëve në një "qytet humanitar" në rrënijat në Rafah, duke thënë se kjo paraqet "deklaratë për qëllim që të kryhen krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit".
"Zhvendosja e palestinezëve në Gazë, apo deportimi i tyre kundër vullnetit të tyre, do të paraqiste krim lufte të zhvendosjes ilegale apo deportimit. Krahas kësaj, kur është kryer si pjesë e sulmit të përhapur apo sistematik ndaj popullatës civile, gjithashtu do të paraqiste krim kundër njerëzimit", kumtoi Amnesti në X.
Organizata shtoi se komuniteti ndërkombëtar nuk guxon t'i japë mbështetje zhvendosjes së paligjshme dhe deportimit të palestinezëve, sepse në të kundërtën do të ishte bashkëpjesëmarrës "në krimet ndërkombëtare të Izraelit".
"Ajo që kërcënimet e këtilla për kryerje të krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit thuhen në mënyrë aq të paturpshme është simptom i disfatës së liderëve botërorë që ta thirrasin Izraelin dhe liderët e tij për përgjegjësi për gjenocid dhe krime të tjera", shtohet në kumtesë.
Paraprakisht këtë javë, ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac paralajmëroi plan për zhvendosje të deri 600.000 palestinezëve nga Gaza në një "rajon të caktuar humanitar" në rrënojat e qytetit jugor Rafah. Qasja drejt kampit do të ishte e mundur me kontrolle të rrepta sigurie në mënyrë që të sigurohet se ata që do të hyjnë nuk janë operativë të Hamasit.
Kac tha se ushtria izraelite do ta mbyllë atë rajon dhe se palestinezët nuk do të lejohen të dalin, ndërsa plani është atje në fund të vendosen të gjithë 2,1 milionë palestinezët të cilët për momentin jetojnë në Rripin e Gazës. ab/