• e hënë, 28 tetor 2024

Ambasadorja amerikane në NATO: Insistojmë në deeskalim të situatës në Kosovë

Ambasadorja amerikane në NATO: Insistojmë në deeskalim të situatës në Kosovë

Nju Jork, 10 tetor 2023 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Xhulien Smit sot deklaroi se Aleanca insiston për deeskalim në Kosovë, duke theksuar se aleatët po monitorojnë situatën në Ballkanin Perëndimor.

"Ne jemi të shqetësuar për rritjen e paqëndrueshmërisë dhe dhunës," tha Smit në brifingun onlajn duke shtuar se kjo është arsyeja pse KFOR-i ka vendosur të rrisë praninë e trupave të tij në Kosovë.

Ajo theksoi se e vetmja rrugëdalje nga situata aktuale është dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën në rajon dhe të këmbëngulim për deeskalim”, tha Smit.

Duke folur për situatën në Izrael, ambasadorja amerikana në NATO tha se SHBA-ja i dënon pa mëdyshje sulmet e grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR