Ambasadori francez Kristof Le Rigoler për vizitë pune në ASHMAA
- Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, sot në hapësirat e Agjencisë zhvilloi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristof Le Rigoler.
- Post By Ramize Qamili
- 13:53, 27 tetor, 2025
Shkup, 27 tetor 2025 (MIA) - Drejtori i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Zoran Trajçevski, sot në hapësirat e Agjencisë zhvilloi takim pune me ambasadorin e Republikës së Francës në vend, Kristof Le Rigoler.
Në takim, siç informojnë nga ASHMAA, bashkëbiseduesit diskutuan për disa çështje në fushën e rregullimit të medias, me theks të veçantë rritjen e pranisë së përmbajtjes audiovizuele franceze tek televizionet të cilat janë ritransmetuar në vend, si dhe në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me kornizën ligjore evropian, veçanërisht në pjesën e Aktit të shërbimeve digjitale (Digital Services Act - DSA).
Në takim u diskutua dhe për domosdoshmërinë e ndryshimeve dhe harmonizimit të Kodit zgjedhor me të cilat do të tejkaloheshin mangësitë ekzistuese dhe do të pasqyronin kushtet bashkëkohore në kontekstin zgjedhor dhe mediatik.
Në fund të takimit, drejtori Trajçevski dhe ambasadori Le Rigoler konfirmuan angazhimin për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Agjencisë dhe ambasadës franceze. rq/
Foto: ASHMAA