• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ambasadorët perëndimor për vizitë te Kurti për ndalimin e dinarit serb në Kosovë

Ambasadorët perëndimor për vizitë te Kurti për ndalimin e dinarit serb në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt 2024 (MIA) - Ambasadorët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë në Kosovë shkuan pasdite në Qeverinë e Kosovës në takim me kryeministrin Albin Kurti, në lidhje me, siç publikuan mediat e Kosovës, zbatimin e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për ndalimin e dinarit serb si mjet pagesor në vend, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Ambasadori gjerman, Jorn Rode, ai francez Olivie Guero dhe ai italian Antonelo De Riu pritet ta përsërisin kërkesën e komunitetit ndërkombëtar, gjegjësisht të vendeve aleate të Kosovës, duke përfshirë SHBA-në, për të shtyrë zbatimin e rregullores së re të BQK-së, me të cilën parashikohet që euro të jetë mjeti i vetëm pagesor në të gjithë territorin e vendit.

Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë - përmes sistemit paralel - për paga, pensione dhe ndihmë sociale.

Rregullorja e BQE-së, e cila hyri në fuqi nga 1 shkurti i këtij viti, është kritikuar nga faktori ndërkombëtar, i cili pretendon se vendimi është marrë pa konsultime paraprake. Me ç'rast është kërkuar nga Prishtina ta shtyjë zbatimin e tij, sepse, sipas përfaqësuesve ndërkombëtar, duhet më shumë kohë që komuniteti serb të përshtatet me rregullat e reja.

Pas reagimeve të aleatëve, Kurti paralajmëroi një fushatë njëmujore për informimin e qytetarëve nga nacionaliteti serb për ndryshimet në rregullore, ndërsa komuniteti ndërkombëtar, SHBA dhe Bashkimi Evropian, kërkuan periudhë më të gjatë tranzicioni. 

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Rode deklaroi se nevojiten të paktën katër muaj me qëllim që të bëhen përgatitjet e nevojshme për heqjen pa dhimbje të dinarit, pas së cilës BQK doli me një plan, sipas të cilit do të ketë "periudhë tranzicioni" prej tre muajsh. ia/sa/

QËNDRONI TË LIDHUR