• e enjte, 04 dhjetor 2025

Al-Shara: Nuk duhet të derdhet gjak në luftën për bashkimin e Sirisë

Al-Shara: Nuk duhet të derdhet gjak në luftën për bashkimin e Sirisë

 Damask, 17 gusht 2025 (MIA) - Presidenti sirian Ahmad al-Shara sot deklaroi se "nuk duhet të derdhet gjak" në luftën për të bashkuar Sirinë pas viteve të luftës civile, duke hedhur poshtë çdo ndarje dhe duke akuzuar Izraelin për ndërhyrje në Sirinë jugore.

 Vërejtjet e tij erdhën pasi qindra njerëz demonstruan dje në provincën Sveida në Sirinë jugore, ku shumica përbëhet nga grupi etnik druze, duke kërkuar të drejtën e vetëvendosjes.

 "Tajms of Izrael" raportoi se disa demonstrues në protestë gjithashtu valëvitën flamurin izraelit, duke kërkuar të drejtën e vetëvendosjes për rajonin.

 "Lufta për bashkimin e Sirisë është ende përpara dhe nuk duhet të ketë gjakderdhje apo përdorim të forcës ushtarake në të. Siria është e lodhur nga lufta", tha Shara gjatë një dialogu me personalitete nga provinca veriperëndimore e Idlibit dhe funksionarë të tjerë të lartë.

 Ai tha se nuk e sheh Sirinë si një vend të kërcënuar nga ndarja, duke thënë se pavarësisht faktit se disa njerëz duan ndarje, "kjo nuk është e mundur".

"Disa parti duan të fitojnë pushtet përmes një fuqie rajonale, Izraelit ose të tjerëve. Kjo është gjithashtu jashtëzakonisht e vështirë dhe nuk mund të zbatohet", tha Al-Shara.

 Dhuna në Sveida filloi më 13 korrik me përleshje midis druzëve dhe beduinëve sunitë, por u përshkallëzua shpejt me përfshirjen e forcave qeveritare dhe Izraelit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR