• e premte, 28 qershor 2024

Alonso pas fitores ndaj Romës: Gjithçka ishte mjaftë qartë, me të vërtetë kemi luajtur në nivel të lartë

Alonso pas fitores ndaj Romës: Gjithçka ishte mjaftë qartë, me të vërtetë kemi luajtur në nivel të lartë

Romë, 3 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Baer Leverkuzenit, Çabi Alonso i ka lavdëruar lojtarët e tij pas fitores me rezultatin 2:0 ndaj Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Evropës.

Ai konsideron se ky rezultat është i mirë dhe ekipi i tij do të shkojë i lumtur në Gjermani.

Nga ana tjetër, megjithatë thotë se duhet të jenë të kujdesshëm, pasi ka edhe 90 minuta, ku mund të ndodh gjithçka.

"Kemi bërë kundërsulme të mira, kur ata janë hapur dhe ne kishim më shumë hapësirë. Përkushtimi dhe disiplina që i treguam ishin fantastike. Por, kemi edhe një ndeshje për të luajtur. Gjithçka ishte mjaftë qartë sonte. Me të vërtetë kemi luajtur në nivel të lartë. Kemi mundur të shënojmë ende gola, por edhe ata kanë mundur të shënojnë. Rezultati ka mundur të jetë ndryshe, unë jam i lumtur. Nuk ishte rëndë t'i motivoj lojtarët", deklaroi Alonso pas ndeshjes.

Atë që e bën Baer Leverkuzeni gjatë këtij sezoni, thotë, është e pabesueshme.

"Kemi lojtarë të shkëlqyeshëm, të cilët janë shumë të përqëndruar. Më vështirë është të mbahet qëndrueshmëria. Nuk dëshirojmë të ndalemi, dëshirojmë të vazhdojmë kështu deri në fund të sezonit", shtoi spanjolli. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR