• e shtunë, 29 qershor 2024

Alonso për humbjen në finalen e LE: Atalanta ishte më e mirë në të gjitha aspektet

Alonso për humbjen në finalen e LE: Atalanta ishte më e mirë në të gjitha aspektet

Dublin, 23 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Baerit Çabi Alonso ka dhënë përshtypjet e tij nga finalja e Ligës së Evropës kundër Atalantës.

Skuadra e Leverkuzenit mbrëmë në Dublin humbi nga përfaqësuesja italiane me rezultat 3:0.

"Nuk arritëm të përballemi me shumë situata, Atalanta ishte shumë më mirë se ne. Nuk e kontrolluam topin, thjesht kishim një ditë të keqe. Seria pa humbje përfundoi. Urime Atalantës, ata e meritojnë trofeun. Do thoja se ishin më të mirë në çdo aspekt. Kur shënuan golin e parë kishin shumë energji. Duhet të nxjerrim leksione nga kjo ndeshje. Dhemb që po ndodh në një ditë kaq të rëndësishme. Të shtunën kemi edhe një finale dhe do të përpiqemi të përmirësohemi", ka thënë Alonso për TNT Sports.

Klubi italian fitoi Ligën e Evropës për herë të parë në historinë e saj. Skuadra e Alonsos përfundoi me këtë serinë rekord prej 51 ndeshjeve pa humbje.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR