• e hënë, 23 dhjetor 2024

Alonso i lavdëroi lojtarët e Baerit për paraqitjen në finalen e Kupës së Gjermanisë

Alonso i lavdëroi lojtarët e Baerit për paraqitjen në finalen e Kupës së Gjermanisë

Leverkuzen, 27 maj 2024 (MIA) - Trajneri i Baerit, Çabi Alonso ka komentuar fitoren e ekipit në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Kaiserslauternit.

Skuadra nga Leverkuzeni fitoi 1:0 të shtunën dhe arriti kurorën e dyfishtë në Gjermani.

"Për të arritur deri te një fitore e tillë, duhej të tregonim frymën ekipore. Luftuam shumë, e bëmë për të gjithë tifozët e klubit. Më duhet ende pak kohë për të zgjidhur të gjitha përshtypjet. Ishte një sezon ëndrrash. Duhet ta shijojmë", ka thënë Alonso për "Kicker".

Ai theksoi se edhe me një lojtar më pak, skuadra është gati të luftojë për fitore, duke treguar një lojë të mirëkoordinuar.

Për shkak të përjashtimit të Kosunus në minutën e 44-të, Baeri luajti me një lojtar më pak gjatë pjesës së dytë.

Në sezonin 2023/24, Baeri u bë kampion i Gjermanisë pa humbur asnjë nga 34 ndeshjet e saj në Bundesligë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR