• e enjte, 04 korrik 2024

Alonso: Duam të vazhdojmë me fitore edhe në vitin 2024

Alonso: Duam të vazhdojmë me fitore edhe në vitin 2024

Leverkuzen, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Trajneri i Baer Leverkuzenit, Çabi Alonso e ndau mendimin e tij për sigurimin e vendit të parë me ekipin e tij në Bundesligë në pushimin dimëror. 

Baer Leverkuzen mbrëmë e mposhti Bohumin me rezultatin 4:0 dhe u përforcua në kreun e tabelës.

"Lojtarët treguan mentalitet të fuqishëm. Tani ekipi shkon në një pushim të merituar. Planifikuam të kishim një gjysëm sezon të mirë. Jemi në një pozicion shumë të mirë dhe po e shijojmë. Por ne duam të vazhdojmë me të njejtën frymë", tha Aloso për faqen zyrtare të Bundesligës.

Pas 16 xhirove, Leverkuzen është katër pikë përpara Bajernit, i cili është në vend të dytë dhe ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e radhës për të përzgjedhurit e Alonsos do të jetë kundër Augsburgut më 13 janar 2024. si/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR