Alkaraz fitoi Mastersin në Sinsinati, Siner e dorëzoi ndeshjen për shkak të sëmundjes
- Italiani Janik Siner është tërhequr nga përballja kundër spanjollit Karlos Alkaraz mbrëmë në finalen e turneut ATP 1000 në Sinsinati.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:16, 19 gusht, 2025
Sinsinati, 19 gusht 2025 (MIA) - Italiani Janik Siner është tërhequr nga përballja kundër spanjollit Karlos Alkaraz mbrëmë në finalen e turneut ATP 1000 në Sinsinati.
Numri një në botë humbi në setin e parë me rezultat 0:5. Gjatë pauzës mes gemëve, Siner e thirri fizioterapistin. Ai u tha mjekëve se nuk mund të vazhdojë ndeshjen sepse nuk mundej mirë ta shihte topin.
Alkaraz për herë të parë u bë fitues i Mastersit në Sinsinati. Spanjolli e fitoi titullin e 22-të në ATP në karrierën e tij. qa/
Foto: EPA