• e mërkurë, 13 nëntor 2024

Aliev e ka quajtur Perëndimin hipokrit lidhur me karburantret fosile

Aliev e ka quajtur Perëndimin hipokrit lidhur me karburantret fosile

Baku, 12 nëntor 2024 (MIJA) - Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliev, shteti i të cilit është nikoqir i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29), e ka përdorur sot fjalimin e tij hyrës që të bëjë thirrje për qeveritë perëndimore, të cilët blejnë gaz, e pastaj i japin ligjërata për ndotje të planetit, duke shtuar se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë "dhuratë prej Zotit".   

Teksa ka tentuar të mbrojë vendin e tij kundër atyre që i ka cilësuar "lajme të rreme" dhe "fushatë e koordinuar mirë e sulmeve dhe shpifjeve", Aliev ka thënë se kombet nuk duhet të gjykohen për burimet e tyre natyrore dhe mënyrën e përdorimit të tyre.

"Më citoni kur them se kjo është dhuratë prej Zotit, dhe dua ta përsëris këtë sot para audiencës", u ka thënë ai delegatëve përgjatë konferencës që po mbahet në Baku.

“Nafta, gazi, era, dielli, ari, argjendi, bakri, të gjitha… janë burime natyrore dhe shtetet nuk duhet të fajësohen pse i kanë, dhe nuk duhet të fajësohen për nxjerrjen e këtyre burimeve në treg, sepse tregu ka nevojë për to".

Azerbajxhani ka rezerva të naftës ekuivalente me shtatë miliardë fuçi, dhe është një prej vendeve të para në botë që ka nisur të merret me prodhim komercial të naftës.

Prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Azerbajxhani ka prodhuar 1.05 miliardë tonë të naftës dhe pritet të rrisë prodhimin e gazit natyror edhe më tepër në dekadën e ardhshme.

Të hyrat prej prodhimit të naftës dhe gazit përbëjnë 35 për qind të ekonomisë shtetërore.

Rreth 75 për qind e eksporteve të energjisë prej këtij shteti shkojnë në tregjet evropiane.

Në vitin 2022, Komisioni Evropian e ka nënshkruar një marrëveshje me Bakunë për t'i dyfishuar importet e gazit nga ky shtet, me qëllim të uljes së varësisë ndaj gazit rus - marrëveshje që Aliev e ka përkrahur gjatë fjalimit të tij.

"Nuk ka qenë ide nga ana jonë. Na kanë kërkuar ndihmë, u kemi thënë mirë, do t’i ndihmojnë Evropës në siguri energjetike".

Aliev dhe shteti i tij kritikohen vazhdimisht për historikun e respektimit të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të shumta në fushën e lirisë së shprehjes, dhe disa organizata kanë thënë se përmes organizimit të ngjarjes kryesore për klimën, po mëton të përmirësojë imazhin shtetëror. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR