• e mërkurë, 03 korrik 2024

Alegri me paralajmërim për futbollistët e Juventusit

Alegri me paralajmërim për futbollistët e Juventusit

Torino, 20 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, u bëri thirrje lojtarëve të vet ta ndryshojnë mentalitetin e tyre dhe ta rrisin fokusin duke pasur parasysh serinë prej katër ndeshjeve pa fitore të ekipit. Ai njëherit i paralajmëroi lojtarët e vet se akoma nuk është i sigurt plasmani i "bjankonerëve" për edicionin e ardhshëm të Ligës së kampionëve.

"Duhet shpejtë të kthehemi në atë që ishim para periudhës negative, posaçërisht në rpaort me mentalitetin dhe fokusin. Nuk duhet të relaksohemi, sepse plasmani në Ligën e kampionëve ende nuk është i garantuar", u tha Alegri lojtarëve të vet para treningut të sotëm të ekipit, transmetoi "Gazeta delo sport".

Juventusi për momentin është i dyti në Serie A, me 9 pikë më pak se lideri Inter, i cili gjithashtu ka një ndeshje më pak, por edhe 6 pikë para Atalantës së plasuar të katërt dhe Bolonjës së plasuar të pestë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së vjetër është në shtëpi kundër ekipit Frosinone të dielën. ab/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR