• e shtunë, 15 qershor 2024

Alegri largohet nga stoli i Juventusit

Alegri largohet nga stoli i Juventusit

Romë, 13 maj 2024 (MIA) – Strategu i Juventusit, Masimiliano Alegri do të largohet nga detyra e trajnerit pas përfundimit të sezonit, bën të ditur sot gazeta italiane “Tutosport”.

Sipas të njëjtit burim, finalja e Kupës së Italisë kundër Atalantës dhe dy ndeshjet e mbetura të sezonit në Seria A kundër Bolonjës dhe Moncës do të jenë të fundit për Alegrin në stolin e Juventusit.

Klubi nga Torino ka shënuar vetëm dy fitore në 15 ndeshjet e fundit, por ka siguruar vend në Ligën e kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kontrata e Alegrit skadon në vitin 2028.

Alegri është në krye të Juventusit që nga viti 2021 dhe ka qenë në stol në periudhën prej vitit 2014 deri në 2019 dhe ka fituar pesë tituj të Serie A, katër trofe të Kupës së Italisë dhe dy në Superkupën e Italisë.

FOTO: Iks

QËNDRONI TË LIDHUR