• e mërkurë, 03 korrik 2024

Alegri: Gjithmonë kam thënë se Interi është favorit për Skudeton

Alegri: Gjithmonë kam thënë se Interi është favorit për Skudeton

Milano, 5 shkurt 2024 (MIA) - Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka shprehur përshtypjet e tij pas humbjes së mbrëmshme ndaj Interit (0:1) në ndeshjen e xhiros së 23-të të kampionatit italian të futbollit.

"E dinim që ndeshja do të ishte e vështirë: Ne vetë i shënuam vetes, pastaj Vllahoviq humbi një mundësi të madhe. Pas pushimit, loja u hap pak, por Interi është shumë i rrezikshëm në tranzicion. Në fillim të sezonit askush nuk priste që Juventusi të ishte kaq lartë në tabelë. Jemi të zhgënjyer nga humbja, por jemi të kënaqur nga pozicioni jonë në tabelë. E kam thënë gjithmonë se Interi është favorit në luftën për Skudeton dhe i qëndroj këtij mendimi. Megjithatë, nëse fitojmë disa ndeshje dhe qëndrojmë afër, atëherë gjithçka është e mundur. Milani është gjithashtu në garë, e befasitë janë gjithmonë të mundshme", deklaroi Allegri për „Football Italia“.

Juventusi është i dyti në tabelë me 53 pikë nga 23 ndeshje. Interi kryeson me 57 pikë nga 22 ndeshje. ls/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR