• e diel, 22 dhjetor 2024

Aleanca për shqiptarët: VMRO-DPMNE t'i tejkalojë interesat e veta zgjedhore dhe të ngritet në detyrën që i takon

Aleanca për shqiptarët: VMRO-DPMNE t'i tejkalojë interesat e veta zgjedhore dhe të ngritet në detyrën që i takon

Shkup, 3 prill 2023

Fakti që në VMRO po mendohet dhe bisedohet për ndryshime kushtetuese është gjë e mirë për ata si subjekt politik, por edhe për vendin.

Nga ana tjetër, zgjidhja që ofrohet nga ky subjekt politik në lidhje me preambulën është mosnjohje absolute e realitetit apo lajthitje e qëllimshme për efekte elektorale. Koha e dominancës së një etniteti në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar një herë e përgjithmonë dhe prapakthim në atë gjendje nuk mund të ketë. Maqedonasit janë 54%, ndërsa shqiptarët 30% dhe së bashku nuk bëjnë përqindjen e kroatëve që jane mbi 90%. Cilësimi i shqiptarëve në propozimin e tyre si pakicë kombëtare edhe një herë tregon se mentaliteti i tyre është kthyer dekada pas dhe kjo është për keqardhje.

Partia politike VMRO-DPMNE duhet të tejkalojë interesat e tyre elektorale dhe të ngrihet në detyrën që i takon duke përfshirë edhe gatishmërinë e liderit te saj të shprehur publikisht, në heqjen e terminologjisë fyese për gjuhën e bashkëqytetarëve të tyre, në këtë rast gjuha shqipe.

- Aleanca për Shqiptarët -

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formë integrale dhe nuk merr përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR