• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aleanca për Shqiptarët: Për herë të parë shqiptarët me vetëm 4 ministri në qeveri

Aleanca për Shqiptarët: Për herë të parë shqiptarët me vetëm 4 ministri në qeveri

Shkup, 1 qershor 2024

Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15 resore ministrore, gjegjësisht 6 nga 15 ministri dhe së fundi 8 resore nga 16 (pa përmendur këtu ministrat pa portofol/zëvendëskryeministrat apo edhe ato në detyrë). 

❌ Ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-vLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. Biles, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së.  
⛔ Nuk ka resor Ministri për Integrim - NUK EKZISTON
⛔ Nuk ka resor Ministri për Qeverisje të Mirë - NUK EKZISTON
Do jenë dy ministra pa resor që do të kenë nga 5 të punësuar, një shofer e një fotograf. 


S'ka lidhje be shoç, veç të hyjmë njëherë mandej e shohim.


Aleanca për Shqiptarët

________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR