• e hënë, 23 dhjetor 2024

Albarez: Spanja definitivisht ka tërhequr ambasadorin prej Argjentinës

Albarez: Spanja definitivisht ka tërhequr ambasadorin prej Argjentinës

Madrid, 21 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacië spanjolle Hoze Manuel Albarez sot njoftoi e Madridi definitivisht do të tërheq ambasadorin e vet në Argjentinë, pasi presidenti agjentinas Havier Milei refuzoi të kërkojë falje.

"Argjentina nuk ka më amabasador spanjoll", theksoi Albarez.

Vendimi i Spanjës për të tërhequr ambasadorin e vet nga Argjentina erdhi pasi Milei, i cili ishte ftuar nderi në Kongresin "Evropa Viva 24" të organizuar nga partia e ekstremit të djathtë spanjoll Voks, deklaroi se gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sançez, Begonja, ishte "e korruptuar", edhe pse nuk ia përmendi emrin.

"Elitat botërore nuk kuptojnë se sa destruktiv mund të jetë zbatimi i ideve të socializimit. Ata nuk e dinë se çfarë lloj shoqërie dhe vendi mund të prodhojë kjo dhe dhe lloji i njerëzve që kapen pas pushtetit dhe nivelin e abuzimit që kjo mund të gjenerojë... Ndërsa kur ke një grua të korruptuar, ndotesh dhe të duhen pesë ditë për të menduar për këtë", tha Milei.

Ai aludoi në vendimin e fundit të Sançesit për të ndërprerë të gjitha aktivitetet dhe për t'u larguar për pesë ditë që të shqyrtojë një dorëheqje të mundshme, pasi gjyqësori spanjoll ka hapur hetim paraprak kundër gruas së tij për tregti me ndikim dhe korrupsion. rq/bsh/

Foto: Akivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR