• e hënë, 08 korrik 2024

Al Maliki: Situata në Gazë është rezultat i dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur Palestinën

Al Maliki: Situata në Gazë është rezultat i dështimit të bashkësisë ndërkombëtare për të mbrojtur Palestinën

Nju - Jork, 29 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë së Autoritetit Palestinez, Riad al-Maliki, sot në seancën e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara deklaroi se gjendja në Rripin e Gazës është rezultat i dështimit të Komunitetit Ndërkombëtarë për ta mbrojtur Palestinën.

 "Na nevijitet mbrojtje ndërkombëtare dhe aksion në nivel ndërkombëtar për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të parandaluar përsëritjen e këtyre krimeve që ndodhin çdo ditë dhe në mes të ditës", tha Al Maliki, duke theksuar se ajo që populli palestinez po përjeton tani është rezultat i dështimit të komunitetit ndërkombëtar për të siguruar mbrojtjen e duhur, raportuan agjencitë.

 Ministri  palestinez i Punëve të Jashtme  bëri thirrje për t'i dhënë fund masakrës në Gazë, duke shtuar se numri i viktimave të sulmeve izraelite i ka kaluar 15.000 persona.

"Përshkallëzimi rajonal nuk mund të shmanget pa i dhënë fund sulmeve izraelite ndaj popullit palestinez në Gazë. Jemi në një udhëkryq historik", theksoi ai, duke shtuar se palestinezët përballen me një "kërcënim ekzistencial". qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR